Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbahet në Apel gjyqi për Ervin Salianjin, deputeti i pranishëm në seancë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbahet në Apel gjyqi për Ervin Salianjin, deputeti i pranishëm në seancë
AktualitetPolitike

Mbahet në Apel gjyqi për Ervin Salianjin, deputeti i pranishëm në seancë

Published: September 20, 2024
Shpërndaje

Mbahet sot në gjykatën e Apelit seanca për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Ligjvënësi i PD-së është i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa togat e zeza do të shprehen për vendimin përfundimtar.

Në mbështetje të Salinajit kanë shkuar në Gjykatë kolegë demokratë, si Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula  dhe Asllan Dogjani.

- Publicitet -

Avokati i Ervin Salianjit, Indrit Sefa ka kërkuar që të rihapet shqyrtimi gjyqësor dhe që të thirren të gjithë dëshmitarët, mes të cilëve:

Edi Rama

Taulant Balla

Fatmir Xhafaj

Perparim Kulluri

Ardi Veliu

Erion Braçe

Eduard Shalsi

“Kërkoj të lexoj të 63 faqet për një mbrojtje efektive. Kërkojmë rrëzimin e vendimeve të ndërmjetme që nuk lejoi marrjen e dëshmive. Kërkojmë thirrjen e të gjithë dëshmitarëve”, tha përfaqësuesi ligjor i deputeti të PD-së.

Deklarata e avokatit në seancë:

Ky vendim është ne kundërshtim te hapur me kodin e procedurës penale. Janë prova të pa administruara, vetëm ai që ka dhënë vendimin e di se ku i ka gjetur provat. Për të marrë vendimin, gjykata nuk mund të marrë prova te reja, përveç atyre që janë paraqitur në shqyrtim gjyqësor. E kuptojmë qe gjykata ka evoluar dhe merr si provë edhe ato qe dëgjon në televizor. Ky nuk është rasti i parë.

Nuk janë lexuar procesverbalet dhe nuk janë administruar në procesin gjyqësor. Ne i kemi kërkuar gjykatës të administrohen dhe kërkesa jonë është rrezuar për leximin e procesverbaleve. Nuk u lexuan deklarimet e Albert Veliut. Prokuroria kërkoi marrjen në pyetje te viktimës, Geron Xhafa. Ne kërkuam po ashtu marrjen e tij në pyetje. Gjykata revokoi vendimin e vet për marrjen në pyetje te viktimës. Nuk e di bazën ligjore ku mund të jetë. Mbase nuk lexojmë të njëjtin kod si gjykata.

Kërkuam të thirren si dëshmitarë në atë kohë: Edi Ramën, Taulant Ballës, Edlir Ajazin, Fatmir Xhafajn, Thoma Jano, Donika Prela, Gentjan Osmanin, Përparim Kullurin, Ardi Veliun, Rauf Elmazaj, Eduart Shalsin, Andi Anesti, Aldo Spahiu,  Andi Lluka… etj. Kjo gjykatë refuzoi të merrte një provë që ishte administruar nga prokuroria në atë kohë. Kjo provë, nuk ishte pjesë e fashikullit. Kjo provë ishte një USB. Gjykata u bë palë në proces. Po përse kërkuam ne thirrjen e lëtyre dëshmitarëve. Edi Ramën sepse ai deklaroi qe disponon një akt ekspertimi. Dhe tha se zëri në audio përgjim nuk ishte i Geron Xhafës. Ballën- donim të përgjigjej për deklarimet që ai ka dhënë në prokurorinë e krimeve të rënda. Si dhe për audio përgjimin, që kishte dijeni për rrethanat e veprës penale. Është pjesë e fashikullit. Në e kërkuam si dëshmitarë, e refuzoi gjykata. Edlir Ajazin donim ta pyesnim për transkriptimin e bisedave. Është personi që rri përpara aparaturës dhe thotë, kjo bisedë bën dhe kjo nuk bën. Një pjesë të bisedave nuk i ka bërë pjesë te fashikullit. Fatmir Xhafajn në kohën e hetimeve ka qenë ministër i brendshëm. Ishte vëllai i viktimës dhe mbajti qëndrime publike. Thoma Jano, ky dëshmitar do pyetej lidhur me një kërkesë që iu drejtua prokurorisë së krimeve të renda.

Donika Prela për procedurën e caktimit të Gentjan Osmanit në procesin gjyqësor. Nëse ka ndërhyrë të prokurorët. Gentjan Osmanin për telefonatat e kryera dhe aktet e dërguara në mënyrë jo të duhur. Përparim Kulluri, ish prokuror në atë kohë, do dëshmonte për marrjen ne pyetje të dy shtetasve dhe për procedurën hetimore qe ka kryer.

Ardi Veliu, drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit do te dëshmonte për deklarimet e dhëna në atë kohë ne prokurorinë e krimeve të rënda. 

Ne kemi kërkesë qe gjykata të riçelë hetimin gjyqësor. Duhet të revokojë te gjitha vendimet e ndërmjetme, që janë te pabazuara në ligj. Na janë cenuar të drejtat kushtetuese.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?