Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 2000 të vdekur nga tërmetet në Afganistan, VOA: U përdorën mjete rrethanore për të nxjerrë nga rrënojat viktimat dhe të plagosurit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mbi 2000 të vdekur nga tërmetet në Afganistan, VOA: U përdorën mjete rrethanore për të nxjerrë nga rrënojat viktimat dhe të plagosurit!
BoteKryesore

Mbi 2000 të vdekur nga tërmetet në Afganistan, VOA: U përdorën mjete rrethanore për të nxjerrë nga rrënojat viktimat dhe të plagosurit!

Published: October 8, 2023
Shpërndaje

Tërmetet e fuqishme shkaktuan mbi 2000 viktima në Afganistan, tha të dielën një zëdhënës i qeverisë talebane. Ishin disa nga tërmetet më vdekjeprurëse që kanë goditur vendin në dy dekada.

Shifrat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, por nëse janë të sakta, bilanci do të eklipsonte shkatërrimet e një tërmeti që goditi Afganistanin lindor në qershor të vitit 2022, duke goditur një rajon të thyer malor dhe rrafshuar shtëpitë prej guri, tullash dhe balte dhe duke vrarë të paktën 1000 njerëz.

Tërmeti i së shtunës me magnitudë 6.3 goditi një zonë me popullsi të dendur pranë qytetit të katërt më të madh të Afganistanit, Heratit. Tërmeti u pasua nga pasgoditje të forta.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 kilometra në veriperëndim të qytetit të Heratit. Tërmeti u pasua nga tre pasgoditje shumë të forta, me magnitudë 6.3, 5.9 dhe 5.5, si dhe goditje më të vogla.

 

Të dielën, njerëzit përdorën mjete rrethanore për të nxjerrë nga rrënojat të vdekurit dhe të plagosurit në Herat, duke u kapur mbi shkëmbinj dhe mbeturina.

Një video e shpërndarë në internet, tregon njerëzit që përpiqen të nxjerrin nga rrënojat një vajzë të vogël, e cila ishte mbuluar deri në qafë nga rrënojat e ndërtesës së shembur.

 

Në video shihet një dorë mbi trupin foshnjës ndërsa e nxjerrin vogëlushen nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit thanë se ishte nëna e foshnjës. Nuk është e qartë nëse nëna ka mbijetuar. Njoftimet flasin për rreth 2060 të vdekur dhe mbi 1240 të plagosur.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Studentja: Më goditën me shkop gome, ndërkohë që nuk po bëja asgjë
  • Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit hyjnë në biznes dhe djegin orenditë, iu vënë flakën edhe reklamave (VIDEO)
  • I gjakosur dhe në pranga, ky është i riu që u përball i vetëm me grushte me 6 policë të FNSH
  • VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  • Balla nxjerr foton e dhëndrit të Berishës nga protesta: Po ky student është?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  2. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. demo on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  5. Gjergj on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?