Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 5 mijë mjekë e infermierë u larguan në Gjermani. Dollenberg: Duhet të merren masa nga shteti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbi 5 mijë mjekë e infermierë u larguan në Gjermani. Dollenberg: Duhet të merren masa nga shteti
AktualitetLajmi i fundit

Mbi 5 mijë mjekë e infermierë u larguan në Gjermani. Dollenberg: Duhet të merren masa nga shteti

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

 

Përgjatë dekadës së fundit mbi 5 mijë mjekë dhe infermierë janë larguar për punë jashtë vendit, çka ka vënë në vështirësi strukturat shëndetësore për shkak të mungesave në mbulimin e shërbimeve mjekësore si në spitale, ashtu edhe në qendrat shëndetësore.

Eksodi i mjekëve e infermierëve si dhe nevoja për reformimin e sistemit shëndetësor ishin në fokus së konferencës së organizuar këtë të premte nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë.

- Publicitet -

Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg thotë se tendenca për të braktisur vendin mbetet në rritje.

“Kjo e thekson edhe më tepër rëndësinë që të merren masa edhe nga shteti shqiptar që kjo hemorragji e trurit të mjekëve, apo të profesionistëve të tjerë të shëndetit, të stopohet në kohë”.

 

Largimet masive kanë krijuar probleme e mungesa të mëdha në sistem, ku më së shumti ndihet nevoja e specialistëve por edhe mjekëve të familjes.

 “Mjekët e familjes në përgjithësi shkojnë të specializohen jashtë, ndërsa një pjesë e specialistëve ikin nga Shqipëria për të punuar. Kështu që duket sikur specialistët mungojnë më shumë, por raporti është njësoj. Edhe mjekë familje ikin shumë për t’u specializuar”, deklaron mjekja Esmeralda Babamusta.

Për të shmangur largimet masive, Drejtor i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj kërkon më shumë vëmendje e vlerësim ndaj bluzave të bardha.

“Ne kemi mjekësi shumë të mirë, kemi sistem arsimor të mirë. Puna është tek vlerësimi i mjekut edhe nga vetë institucionet së pari: Jo të na quajnë një herë “këmishë të mardhë” dhe një herë tjetër “këmishë të zezë”; jo “heronj” kur ka pandemi, dhe kriminelë kur kapin ndonjë fenomen dhe përgjithësojnë gjithë mjekësinë”.

Teksa Shqipëria po rrit pagat Gjermania po lehtëson ligjet për të joshur mjekët. Ligjet e miratuara së fundmi atje pritet të nxisin një valë tjetër largimesh nga vendi ynë.

“Patjetër që dhe vendet evropiane bënë presionin e tyre për të rekrutuar forcat punëtore të kualifikuara shqiptare. Është Gjermania ajo që dje ka miratuar për herë të parë një ligj që tregon që të gjithë profesionistët e shëndetit që duan të punojnë në Gjermani kanë të drejtë tashmë edhe pa një kontratë paraprake pune, të shkojnë në Gjermani dhe të fillojnë të kërkojnë punë pa asnjë barrierë pasi të jenë aty banues. Dhe lehtësimi i dytë është që pas 5 vitesh eksperiencë pune në Gjermani ke mundësi që të marrësh diplomën gjermane të konvertuar të mjekësisë apo infermierit pa pasur nevojën e dhënies së një provimi”, presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?