Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 600 mijë votues me dokumente të pavlefshme, KQZ propozon shtyrjen e vlefshmërisë së tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbi 600 mijë votues me dokumente të pavlefshme, KQZ propozon shtyrjen e vlefshmërisë së tyre
AktualitetPolitike

Mbi 600 mijë votues me dokumente të pavlefshme, KQZ propozon shtyrjen e vlefshmërisë së tyre

Published: January 20, 2025
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë thirrje për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit që jetojnë jashtë Shqipërisë deri më 30 maj 2025.

Ky propozim vjen si pasojë e një problematike të evidentuar gjatë procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025, sipas letrës së drejtuar nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi drejt partive kryesore politike.

Sipas të dhënave të KQZ-së, aktualisht ka 600,248 zgjedhës të pajisur me dokumente të identifikimit të pavlefshme, ndërsa rreth 900 shtetas të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) nga jashtë nuk kanë dokumente të vlefshme për të votuar.

- Publicitet -

Në një njoftim drejtuar partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thekson rëndësinë e votimit nga jashtë dhe nevojën për të adresuar këtë problematikë. Celibashi ka apeluar për zgjidhje të menjëhershme, duke theksuar se pamundësia për t’u pajisur me dokumente të vlefshme brenda afateve ligjore mund të cenojë të drejtën e votës për një numër të konsiderueshëm zgjedhësish.

Shkresa e plotë:

Lënda: Mbi shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit

Drejtuar: Këshillit të Ministrave

Për Dijeni: Partisë Socialiste të Shqipërisë

Partisë Demokratike

Partisë së Lirisë

Partisë Socialdemokrate

Partisë Republikane

Partisë Agrare Ambientaliste

Partisë për Drejtësi Integritet dhe Unitet

Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar

Të nderuar,

Prej datës 11 janar 2025 ka filluar procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (PER). Ky proces do të përfundojë në datën 4 mars 2025.

Në takimet konsultative që KQZ ka organizuar përgjatë kësaj periudhe me përfaqësues të partive politike, si dhe me organizatat e shoqërisë civile me fushë veprimi brenda dhe jashtë vendit, është sjellë në vëmendje në mënyrë të përsëritur çështja lidhur me vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit.

Kjo problematikë është konstatuar tek një numër i konsiderueshëm i zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të votimit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Nga informacionet që KQZ ka marrë pranë Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike, aktualisht, rezultojnë të jenë 600 248 zgjedhës të pajisur me dokument identifikimi të pavlefshëm.

Nga të dhënat e siguruara nga PER, rezulton të jenë regjistruar rreth 900 (nëntëqind) zgjedhës nga jashtë të cilët nuk zotërojnë një dokument identifikimit të vlefshëm.

Për sa më lart, bazuar në rëndësinë që ka votimi nga jashtë si dhe pamundësisë objektive të zgjedhësve jashtë vendit për t’u pajisur brenda afateve ligjore me dokument identifikimi të vlefshëm në kuadër të ushtrimit të të drejtës së votës, KQZ propozon marrjen në konsideratë të shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit me vendqendrim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në 30 maj 2025.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

Me konsideratë,

Ilirjan Celibashi

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?