Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbingarkesa e Pediatrisë në QSUT, Vendimi i MSH: Ja 4 qendrat shëndetësore që do ofrojnë shërbim 24 orë, përfshirë edhe fundjavën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mbingarkesa e Pediatrisë në QSUT, Vendimi i MSH: Ja 4 qendrat shëndetësore që do ofrojnë shërbim 24 orë, përfshirë edhe fundjavën
Lajmi i funditShendetesi

Mbingarkesa e Pediatrisë në QSUT, Vendimi i MSH: Ja 4 qendrat shëndetësore që do ofrojnë shërbim 24 orë, përfshirë edhe fundjavën

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Për të shmangur mbingarkesën në QSUT, trajtimi për urgjencat pediatrike do të bëhet fillimisht pranë qendrave shëndetësore, ku katër prej tyre do të jenë të hapura gjatë 24 orëve, në çdo ditë të javës.

Mjeku pediatër do të përcaktojë më tej, nëse do jetë i nevojshëm kujdesi më i specializuar pranë Shërbimit të Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Lajmin për ofrimin e shërbimeve të urgjencës pediatrike edhe në nivelin parësor përgjatë këtij muaji e ka bërë me dije vetë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila ka konfirmuar edhe se cilat do të jenë këto qendra.

- Publicitet -

“Prindër të dashur, për të lehtësuar fluksin e shtuar dhe reduktuar kohën e pritjes në urgjencën e Spitalit Pediatrik pranë QSUT, gjatë ditëve të fundit, e sidomos gjatë fundjavës e orareve të natës, si pasojë e rritjes së numrit të të vegjëlve të prekur nga virozat e stinës, kemi marrë të gjitha masat që 4 Qendra Shëndetësore në Tiranë të jenë në shërbimin tuaj 24/7, pra edhe gjatë fundjavës, për urgjencat pediatrike”, shkruan ministrja Koçiu.

Shërbimi 24/7 për fëmijët do të ofrohet në:

  • Qendrën shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut.
  • Qendrën shëndetësore nr. 8 në sheshin Ëilson pranë ish-Bllokut.
  • Qendrën shëndetësore nr. 7 në Laprakë.
  • Qendrën shëndetësore nr. 6 Kombinat.

 

Me nisjen e muajit dhjetor bëhet e ditur se virozat dhe gjendjet gripale janë shtuar së tepërmi, ku moshat pediatrike rezultojnë të jenë edhe më të prekurit. Fluksi i pacientëve të vegjël që kanë shfaqur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore është në rritje, çka ka mbingarkuar urgjencën dhe shërbimin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Si shkak i kësaj mbingarkese, prindërve u është dashur të qëndrojnë në radhë edhe disa orë deri në marrjen e shërbimit të duhur për fëmijën e tyre.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E akuzuar për trafik droge, dënohet me varje prezantuesja e njohur egjiptiane
  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?