Sot mblidhet sërish Kuvendi i Shqipërisë.
Seanca plenare nisi në orën 10:00.
Në rendin e ditës bëhet me dije se gjatë seancës pritet të votohen disa projektligje si ai “Për taksat kombëtare”, “Për mediat audio vizive në Republikën e Shqipërisë” te “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””.
Gjithashtu sot do të votohet dhe projektvendimi për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023.
j.l./ dita
