Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “McGonigal”, Rama: Mocioni më absurd në histori, nuk ka asnjë akuzë për mua
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “McGonigal”, Rama: Mocioni më absurd në histori, nuk ka asnjë akuzë për mua
KryesorePolitike

“McGonigal”, Rama: Mocioni më absurd në histori, nuk ka asnjë akuzë për mua

Published: March 2, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama tha se opozita ka shpërthyer një “kanal ujërash të zeza” në lidhje me çështjen e agjentit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal.

Në nisje të fjalës së tij për interpelancën me opozitën, Rama tha se ndaj tij nuk ka asnjë fakt, akuzë apo përfshirje përtej asaj që lexohet në materialin e publikuar tashmë nga FBI.

Kryeministri tha se nuk do të përballet më me opozitën në një luftë që sipas  tij është e kotë.

- Publicitet -

Pjesë nga interpelanca:

Edi Rama: Ka shpërthyer prej javësh një kanal ujërash të zeza në një çështje që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Charles McGonigal akuzohet për bashkëpunim me oligarkun Oleg Deripaska. Prokurorët kanë konstatuar edhe një sërë shkeljesh për udhëtimet e tij, ku aktakuza shënon që ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me mua. Aktakuza shënon se ka ardhur në rajon dhe nuk ka deklaruar. Procesi nuk ka asnjë të pandehur. Pavarësisht një hetimi të gjatë, edhe kur janë pyetur nga një gazetar amerikan i “Insider” në të gjitha rreshtat e akt-akuzës nuk ka asnjë akuzë apo informacion tjetër. Fakti i vërtetë është se ai ka folur me mua për rrezikun rus, por fronti këtu po zhvillon me hov në pazar një tjetër proces gjyqësor, përmbarimor në Shqipëri. Kush janë dhe pse e bëjnë, kjo dihet. Nuk i ngatërron dot me dikë tjetër se as nuk bëhen dot dikush tjetër. Janë po ata, që kur ishin në pushtet i kanë bërë të gjitha të zezat për të cilat na akuzojnë. Unë nuk kam ardhur dhe nuk do të vij më për ta. Do të vij për respekt të ndjekësve që përfaqësoj dhe për respekt të deputetëve në këtë mocion absurd për debat. Ky është mocioni më absurd i debatit në këtë Kuvend. Edhe prodhuesit e filmave në Hollywood do e refuzonin këtë si shfryrje. Nuk do ta furnizoj më me energjinë time zjarrin e përplasjes pa ndalim. Nuk kam dëshirë të armatosem me fjalorin e ulët të kësaj lufte politike, të një opozite që përsërit vetveten.

Edi Paloka: Jep ore përgjigje

Edi Rama: Jam përfshirë pa dashje në këtë luftë, në këtë mase të errët duke bërë që njerëzit të mendojnë se jemi një jashtëqitje e madhe e kombit e ndarë në gjysmë. Mjaft më, ka kaq shumë për të bërë jashtë këtij qerthulli. Shani, shpifni, protestoni sa të doni, por nderin e përballljes me mua duke rrokanisur konkën e miletit s’keni për ta patur më. Po të doni mos u shkulni më kurrë, por s’do me këni më palë.

Më 14 maj ku përveç Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit që siç na keni informuar i keni në xhep do merrni edhe Vlorën edhe Uashingtonin. Unë ju hap rrugë përfundimisht. Sot dua ta them që ndihem fajtor, madje shumë fajtor që nuk kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të politikës në këtë arenën tonë, ku gëlon, shejtan-budallallëku, harbutllëku, gomarllëku, pisllëku. Ku fukarallëku i vlerave, i aspiratave dhe qëllimeve që ulet ne mexhlisin e jetës publike shqiptare, foltore më foltore dhe kanal me kanal, e ka molepsur shoqërinë, duke ushqyer nihilizmin, egoizmin dhe indiferentizmin të më shumë individëve.

Kjo nuk është politika, por versioni më i saj më i degraduar, më vulgar. Politika është diçka tjetër, e lartë dhe e dobishme, për njerëzit dhe me njerëzit, për të bërë me të tjerë ndryshime që njeriu i vetëm nuk i bën dot vetëm.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, ndërhyn FNSH
  • Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Godasin me vezë makinat e deputetëve (VIDEO)
  • INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  • Protestuesit rrethojnë socialistin Tërmet Peçi: Hajdut, analfabet!
  • Presidenti dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu

Komentet e Fundit

  1. K R on Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30
  2. K R on Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Godasin me vezë makinat e deputetëve (VIDEO)
  3. K R on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. Saranda on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Anna Anna on Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?