Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RAUNDI 3: Me 5 vota pro, Holta Zaçaj zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > RAUNDI 3: Me 5 vota pro, Holta Zaçaj zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese
KronikeKryesore

RAUNDI 3: Me 5 vota pro, Holta Zaçaj zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Published: February 20, 2023
Shpërndaje

Holta Zaçaj është zgjedhur kryetarja e re e Gjykates Kushtutuese, me 5 vota pro.

Sot, 20 shkurt u mbajt raundi i tretë për zgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese.

Në garë ishin Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

- Publicitet -

Në raundin e dytë, asnjëra nuk mori 5 vota, për pasojë zgjedhja u shty për më 20 shkurt.

Kush është Holta Zaçaj?

Zaçaj ka punuar në një zyrë avokatie me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ligris and Associates PC” është firma ku ajo ka punuar nga viti 2019- janar 2020. Më pas, është bërë partnere e kësaj studioje ligjore në Massachusetts. Në studion e saj ligjore ajo ka qenë e specilizuar në të drejtën familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe transaksioneve me pasuri të patunshme.

Megjithatë për shumë kohë, kujdesej për dokumentacionin e personave që blinin pasuri të paluajtshme në SHBA, pasi firma ishte e fokusuar tek avokatë me përvojë në industrinë bankare si dhe në transaksione të pasurive të paluajtshme rezidenciale dhe komerciale.

Në jetëshkrimin e avokates Holta Zaçaj të publikuar në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, sqarohet se ajo është “avokate e specializuar në të drejtën familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe transaksioneve me pasuri të patundshme”. Po ashtu shënohet se është anëtare e Komitetit për Shërbimet e Mbrojtësit Publik-Divizioni për fëmijët dhe familjen në shtetin e Massachusetss në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Juristja Holta Zaçaj kishte aplikuar për dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në një procedurë të mbyllur në gusht të vitit 2022, e vlerësoi kandidaten me 82.2 pikë. Në atë procedurë, kandidatja Zaçaj nuk arriti të zgjidhej në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese. Më pas, KED, në një procedurë tjetër, vendosi rishikimin e vendimit që kishte marrë në Gusht 2022, duke e dërguar në nivelin e 84.7 pikëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  2. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?