Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me Belerin po bëhet fushatë në Greqi/ Bakojanisit i kërkojnë llogari: Përsëri po peshkoni votat e vorioepirotëve në Athinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Me Belerin po bëhet fushatë në Greqi/ Bakojanisit i kërkojnë llogari: Përsëri po peshkoni votat e vorioepirotëve në Athinë
AktualitetPolitike

Me Belerin po bëhet fushatë në Greqi/ Bakojanisit i kërkojnë llogari: Përsëri po peshkoni votat e vorioepirotëve në Athinë

Published: September 20, 2023
Shpërndaje

Emri i Fredi Belerit duket se po përdoret në Greqi si kartë elektorale në garën e politikanëve të Demokracisë së re përballë opozitës.

Për të tërhequr votat e ish-anëtarëve apo simpatizantëve të partive të ekstremit të djathtë grek, të nxjerra jashtë ligjit, por edhe votat e atyre që quhen vorioepirotë por që në masë jetojnë në Greqi, Kostas Bakojanis, kryebashkiak i Athinës, i cili kandidon për një tjetër mandatat komentoi sërish për kryebashkiakun e Bashkisë shqiptare të Himarës, që ndodhet në paraburgim. Pak javë më parë ai ishte në Himarë në krye të një grupi kryebashkiakës që protestuan pro-Belerit.

Por së fundmi Kostas Bakojanis është përballur me pyetje për qëndrim të dyfishtë. Bakojanis ka shkruar në rrjetet sociale se duke refuzuar kërkesën e re të Fredi Belerit për lirim nga burgu, qeveria shqiptare këmbëngul në shkeljen e shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë. Nuk e lejon të betohet, qoftë edhe nga burgu.

- Publicitet -

“Nuk harrojmë, nuk ndalemi”, përfundon komentin e tij qartazi elektoral Bakojani. Të gjitha komentet e ndjekësve të tij për këtë postim janë me tone kritike dhe komentuesit greke i kërkojnë politikanit të Demokracisë së Re nëse ai e njeh prezumimin e pafajësisë dhe shtetin ligjor dhe a vlejnë këto për politikanin grek Ilias Kasidhiaris. Ja çfarë shkruajnë ata:

“Na tregoni për prezumimin e pafajësisë të Ilias Kasidhiaris. Ku është shkelur, ju jeni një avokat i tillë i drejtësisë? Më thuaj. Apo është i përshtatshëm për ju? A punon për ne, Bakokamenaki im?”

“Përsëri po peshkoni votat e vorioepirotëve në Athinë. Mashtrues. Nëse jeni të interesuar për Belerin, pse nuk i thoni dajës Mitsotakis të bëjë të paktën një marshim zyrtar proteste? Ti je gënjeshtar dhe hipokrit. Vorioepirotët e dinë çfarë do ndodhe pas zgjedhjeve”

Personazhi që i përmendet Bakojanis në komente është Ilia Kasidhiaris, ish-drejtues i lartë i Agimit të Artë e nxjerrë jashtë ligjit si organizatë kriminale. Por që krijoi partinë “Athiniotët e Lirë”, e cila mund të marrë vota që cënojnë rizgjedhjen e kryebashkiakut të Athinës.

Kasidhiaris është dënuar në shkallë të Parë me 13 vite dhe 6 muaj burg, por gjyqi ndaj tij vijon në Apel. Ndërkohë njësoj si Belerit në Shqipëri, edhe Kasidhiarit në Greqi, i është refuzuar kërkesa për lirim me kusht.

I është refuzuar kërkesa për marrjen parasysh të prezumimit të pafajësisë. Me 11 Shtator 2023 ju miratua kandidatura për Bashkinë e Athinës por një ditë më pas Këshilli Bashkiak i Athinës vendosi mos i lejojë asnjë hapësirë publike për fushate me pretendimin se bën propagandë naziste.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?