Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Më bëri autostop dhe tha quhej Berti: Si e rrëzuan filmimet me dron alibinë e ish-zyrtarit të lartë të policisë për Ergys Agasin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > ​Më bëri autostop dhe tha quhej Berti: Si e rrëzuan filmimet me dron alibinë e ish-zyrtarit të lartë të policisë për Ergys Agasin
KronikeLajmi i fundit

​Më bëri autostop dhe tha quhej Berti: Si e rrëzuan filmimet me dron alibinë e ish-zyrtarit të lartë të policisë për Ergys Agasin

Published: October 7, 2026
Shpërndaje

Nga Dori Xhima

Të pretendosh se po merr një udhëtar të zakonshëm në rrugë sepse je “njeri besimtar”, por në fakt po transporton një nga personat më të kërkuar nga SPAK-u, është një histori që vështirë se mund t’i rezistojë provave të drejtësisë.

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit,  Uljan Shpataraku, tentoi t’u shiste hetuesve një version gati “fëmijëror” të ngjarjes, por xhirimet nga ajri të policisë e kapën atë mat duke zbuluar të vërtetën.

- Publicitet -

I marrë në pyetje pas arrestimit gjatë operacionit ku ra në pranga personi i kërkuar prej 8 muajsh, Ergys Agasi, Shpataraku deklaroi se nuk e njihte personin që kishte marrë në makinë.

​”Më tha se quhej Berti. Nuk e njoha që ishte Ergys Agasi. E mora në rrugë se më bëri ‘autostop’. Unë i marr njerëzit në rrugë sepse jam besimtar dhe nuk kam frikë,” – mësohet të ketë thënë ish-efektivi, i njohur për afrinë me ish-drejtorin e përgjithshëm, Ilir Proda.

Për të arsyetuar praninë e tij në mjetin luksoz, ai shtoi se makinën ia kishte marrë huaj një shoku (me emrin “Tomi”), sepse makina e tij personale “nxehej”. Ai pretendonte se kishte ecur pa ndalur me destinacion direkt Elbasanin.

Oksigjeni i gënjeshtrës mbaron në ajër: Droni zbardh lëvizjet reale

Të gjitha këto pretendime u rrëzuan brenda pak orësh nga pamjet filmike të dokumentuara me dron nga forcat e policisë, të cilat e kishin vënë mjetin nën vëzhgim hap pas hapi.

​Sipas dosjes hetimore dhe pamjeve të siguruara ​nuk pati asnjë “autostop” në rrugë. Droni e filmoi automjetin Audi A6 duke hyrë dhe marrë Ergys Agasin direkt nga vila e “Visit të Pojës” në zonën e komplekseve rezidenciale.

Është kryer ndjekje për rreth 40 km. Policia dokumentoi me video dhe foto çdo lëvizje të mjetit gjatë rrugës nga Durrësi, në rrethrrotullimin e Bradasheshit e deri në zonën e Plepave ku u bë edhe bllokimi përfundimtar i tij.

Gjatë kontrollit të mjetit, përveç prangosjes së të dyve, policia sekuestroi sende me vlerë marramendëse, përfshirë një orë luksoze të markës “Richard Mille”, çantë luksoze “Hermès”, 4 telefonë iPhone si dhe një çantë me euro.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) rrëzoi pretendimet e Shpatarakut dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-zyrtarin e policisë, nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?