Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me bisht ndër shalë (Pjesa III)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Me bisht ndër shalë (Pjesa III)
KryesoreLajmi i funditopinion

Me bisht ndër shalë (Pjesa III)

Published: June 7, 2025
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Botuar në DITA

Kur flet ai, e tërë Europa dëgjon! Ketë thuajse tha Berisha pasi u kthye në shtëpi nga turi i tij historik. Unë dyshoj se, në fakt, kur flet ai, Europa zë hundët me duar.

- Publicitet -

Krenar, por, si gjithnjë, mender i dh..er, ai u tha atyre pak gazetarëve, që mezi kishin pritur t’u kthehej “ylli” i tyre dhe u mblodhën pa humbur kohë ta dëgjojnë, se mediat europiane u çanë e u shqyen–dhe shtypi europian u mbush–me “artikuj dhe kryeartikuj” kushtuar atij, Berishës, zërit të së “vërtetës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Saliu sqaroi shumë mëdyshje dhe ndriçoi shumë mendje në Bruksel e në mbarë Europën, që deri më sot Shqipërinë e kishin konsideruar një vend normal e që po bënte mjaft progres për t’u pranuar në BE.

Por, jo, u tha Berisha. Në BE duam të hyjmë, “por jo tani”! Jo tani, sepse kjo nuk është koha ime. Dhe si mund të hyjë Shqipëria në BE pa Saliun në krye të saj!

Shqipëria, u tha Saliu me mburrje e krenari europianëve (se cilëve europianë hajde merre vesh), plotëson vetëm një kriter për t’u bërë një vend anëtar i Bashkimit Europian, atë gjeostrategjik. Por “nuk plotëson asnjë kriter tjetër”, u tha ai kujtdo që në Bruksel pati kohë e durim ta dëgjonte.

Dikush nga të tijtë, nga ata të MAGA-s shqiptare, duhet ta ndihmojë e t’i thotë kreut të bajrakut të vet: “Enough is enough, kryetar”, që të mos bëhet më qesharak nga sa është bërë tërë këto kohë. Duhet shpëtur nga mankthi që e ka zënë e të kuptojë se jo në Europë apo në Bruksel, por as në fshatin e tij, andej nga ka ardhur, nuk ia var njeri.

Është ende i rrizikshëm, thonë disa. Por ligji, me të cilin po përballohet, është më i rrezikshëm se ai.

Është i keq, thonë shumë të tjerë. Thonë të vërtetën. Edhe Pont Pilati do e pranonte këtë si të vërtetë. Por, pikërisht se është i rrezikshëm dhe i keq, s’mjafton të qeshim me gjendjen e mjeruar e qesharake të tij, por t’i tregojmë vendin ku meriton të jetë–jashtë politikës e në vetmi.

Është antishqiptar, thonë një kor zërash këto ditë. Çfarëdo që të kuptojmë me këtë cilësim, Berisha nuk u bë antishqiptar sot. I tillë ka qenë ndoshta nga koha kur hyri në politikë dhe nuk prodhoi kurrë një politikë që të mos ishte e mbrapshtë e të mos e pengonte Shqipërinë të zhvillohej siç e donim të gjithë nga nëntëdhjeta e këtej.

Tani e kemi sërish peshqesh në Tiranë. I sapo kthyer nga Brukseli. I fryrë si gjel nga buja mediatike që prodhoi anë e mbarë Europës–nga Andorra në Lihtenshtajn e nga Monako në San Marino e në Vatikan (ne rend alfabetik).

Të shohim me c’mendje e me ç’enegji është kthyer këtë herë nga “Turi Europian Historik” i tij. Një gjel me kakarisje pulash, apo një pulë me pendë të rëna!

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?