Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me kontratë definitive dhe provizore, ja vendet e lira në spitale dhe qendra shëndetësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Me kontratë definitive dhe provizore, ja vendet e lira në spitale dhe qendra shëndetësore
AktualitetLajmi i fundit

Me kontratë definitive dhe provizore, ja vendet e lira në spitale dhe qendra shëndetësore

Published: March 23, 2023
Shpërndaje

 

Qendrat shëndetësore dhe spitalet e të gjitha niveleve në vend vijojnë të raportojnë me qindra vende të lira për profesionistë të shkencave mjekësore teknike. Mungesat më të mëdha raportohen për infermierë, kryesisht në qendrat shëndetësore të rretheve. Ndonëse më të pakta, vende të lira raportohen edhe për profesionistët e tjerë të shkencave mjekësore teknike në profilet: mami, teknikë laboratori dhe imazherie, fizioterapi, si dhe logopedi.

Pas mungesave të raportuara nga çdo qendër shëndetësor, poliklinikë specialitetesh si dhe spitalet bashkiak, rajonale dhe ato universitare, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka detajuar listën e vendeve të lira të punës në Rajonin e Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit, të cilat do të plotësohen gjatë këtij muaji. Ndarjen e detajuar të vendeve të lira të punës e gjeni të plotë në tabelat bashkangjitur shkrimit.

- Publicitet -

Lidhur me vendet e lira, bëhet e ditur se në të gjitha strukturat mjekësore që mbulon Rajoni i Tiranës raportohen 72 vende të lira, pjesa dërrmuese e të cilave janë për punësimin e infermierëve në qendrat shëndetësore. Për shërbimet e nevojshme të strukturave të Rajonit të Elbasanit raportohen 93 hapësira të lira punësimi. Ndërsa në qendrat shëndetësore dhe spitalet e zonave që mbulon Rajoni i Shkodrës janë 87 vende vakante, si dhe në Vlorë 105 vende të lira për punësimet e reja në radhët e këtyre profesionistëve të shëndetit.

Edhe në këtë fazë, pjesa dërrmuese e të punësuarve që do të përzgjidhen nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë” do të mund të sigurojnë një kontratë definitive pune, ndërsa një pjesë tjetër, që po ashtu është e konsiderueshme do të punësohet provizorisht, sipas nevojave të shpallura për staf mjekësor nga strukturat publike shëndetësore të secilit rajon. Lidhur me punësimet provizore, ekspertët e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëjnë me dije se pas përfundimit të periudhës së punësimit si zëvendësues në profilet përkatëse të shkencave mjekësore teknike, ai kalon në listën e pritjes duke u renditur në përputhje me pikët totale që ka siguruar nga fazat e konkurrimit nëpërmjet portalit.

Prej katër vitesh vitesh, punësimet e reja të profesionistëve të shkencave mjekësore teknike, por edhe të mjekëve në spitale, poliklinika e qendra shëndetësore po bëhen vetëm nëpërmjet konkurrimeve që zhvillohen në portalin online “Infermierë për Shqipërinë”, ku të gjithë të pajisurit me lejen e ushtrimit të profesionit në këto profile mund të konkurrojnë në dy fazat e përcaktuara (aplikimi me dosje dhe faza e dytë që është testimi i informatizuar që zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit).

VENDET E LIRA PER SECILIN RAJON:

Vendet e lira për Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë

Vendet e lira për Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan

Vendet e lira për Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër

Vendet e lira për Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?