Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më në fund…” Fatos Tarifa përshëndet reduktimin e Parlamentit dhe shpreson për një cilësi të re përfaqësimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Më në fund…” Fatos Tarifa përshëndet reduktimin e Parlamentit dhe shpreson për një cilësi të re përfaqësimi
Lajmi i funditopinion

“Më në fund…” Fatos Tarifa përshëndet reduktimin e Parlamentit dhe shpreson për një cilësi të re përfaqësimi

Published: September 11, 2025
Shpërndaje

“Më në fund një hap i rëndësishëm. Racional në çdo pikëpamje”. Kështu e cilëson akademiku dhe diplomati i njohur, profesor Fatos Tarifa, vendimin e kryeministrit Edi Rama për të propozuar reduktimin e numrit të deputetëve të Kuvendit në 101.

Një nismë që, sipas tij, ndonëse shumë e vonuar, duhet “duartrokitur dhe mbështetur”.

Në një prononcim për gazetën Dita, Tarifa thekson se zvogëlimi i trupës parlamentare është një hap pozitiv që mund të japë fryte, sidomos “nëse shoqërohet me një sistem më përfaqësues dhe më të përgjegjshëm politikisht”.

- Publicitet -

“Të shpresojmë që numri më i vogël i anëtarëve në parlament do të shoqërohet në legjislaturën e ardhshme nga një cilësi më e mirë e ligjvenësve tanë, të cilëve u kemi besuar fatet e vendit dhe mirëqenien tonë,” – deklaron Tarifa.

Me këtë propozim, mazhoranca socialiste synon jo vetëm riorganizimin e përfaqësimit, por edhe “një kurs të ri institucional” për vendin, i cili vjen paralelisht me “ndryshimet e paralajmëruara në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar”.

Në fund të reagimit të tij, Tarifa uron sukses për përbërjen e re të Parlamentit dhe për qeverinë e re që pritet të miratohet:

“Suksese parlamentit të ri dhe qeverisë së re në veprimtarinë e tyre!”

Kjo është një ndër herët e rralla ku një figurë akademike reagon publikisht me mbështetje për një akt politik të një rëndësie të tillë strukturore.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?