Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më pak pushues të huaj në jug, turistët “ngecin” në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Më pak pushues të huaj në jug, turistët “ngecin” në Tiranë
EkonomiLajmi i fundit

Më pak pushues të huaj në jug, turistët “ngecin” në Tiranë

Published: July 10, 2024
Shpërndaje

Turistë po vijnë, por “bumi” i pushuesve të huaj nuk po përfshin edhe jugun e vendit. Muajin e shkuar në vend hynë 1.2 milionë të huaj, 200 mijë më tepër se një vit më parë, por një pjesë e mirë e tyre qëndruan vetëm në Tiranë.

“Këtë vit, turistët e huaj po vijnë kryesisht për 3-4 ditë dhe nuk ju del koha për të shkuar edhe në jug për shkak edhe të problemeve me transportin. Gjithashtu edhe rritja e çmimeve në jug ka bërë që shumë të qëndrojnë në Tiranë ose në Durrës dhe qytetet përreth”, tha Fjorida Zani, operatore turistike.

“Edhe turistët e huaj i ndiejnë çmimet e larta. Çmimet e akomodimit dhe gastronomisë këtë vit luhaten nga mesatare në të larta. Mesatarisht me vjet janë shtrenjtuar me 30 për qind”, tha Lejla Peqini, operatore turistike.

- Publicitet -

Ndryshe nga një vit më parë teksa kapacitetet ishin thuajse të ezauruara, këtë verë në platformat AirBNB dhe Booking mund të gjesh lehtë apartamente me qira ditore ose dhomë në hotele në thuajse gjithë jugun e vendit.

“Tirana ofron më shumë lehtësi dhe çmime më të ulëta si në akomodim ashtu edhe në gastronomi. Them se këtë muaj panorama do ndryshojë”, u shpreh Zani.

“Deri tani kemi pasur më shumë turistë me çanta mbi shpinë. ata nuk janë për plazh, por për kuriozitet. Shifrat e turistëve them se janë reale, po aq sa perceptimi se në jug nuk ka shumë pushues”, tha Peqini.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se deri në qershor, në vend hynë 4.5 milionë të huaj, Në raport me një vit më parë, shifrat janë zgjeruar me 1.1 milionë apo 32.4 për qind.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Komentet e Fundit

  1. Roza on Një prej tyre…
  2. Vlora 97 on Një prej tyre…
  3. Shurrel thonjpapreri on Një prej tyre…
  4. Vali on Një prej tyre…
  5. Gani USA on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?