Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Media britanike: Ironia e Ramës me “teatrin” Farange dhe një përmbledhje mbi Brexit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Media britanike: Ironia e Ramës me “teatrin” Farange dhe një përmbledhje mbi Brexit
AktualitetPolitike

Media britanike: Ironia e Ramës me “teatrin” Farange dhe një përmbledhje mbi Brexit

Published: October 27, 2025
Shpërndaje

Media prestigjioze britanike The London Economic i ka kushtuar një artikull deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë një vizite zyrtare në Chatham House.

Sipas medias britanike, Rama ka dhënë një vlerësim të ashpër për pasojat e Brexit-it në Mbretërinë e Bashkuar, duke kritikuar në të njëjtën kohë figurat politike që e mbështetën atë, si Nigel Farage.

Kryeministri shqiptar, shkruan The London Economic, nuk ka kursyer as ironinë ndaj ish-ministres së Brendshme Suella Braverman, për deklaratat e saj të mëparshme mbi shqiptarët.

- Publicitet -

Shkruan media britanike:

Gjatë një vizite në Chatham House, ku merrte pjesë në një samit për luftën kundër trafikimit përmes Ballkanit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dha një vlerësim të fortë për ndikimet e Brexit-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe kritikoi ashpër sjelljen e figurave politike si Nigel Farage.

Kryeministri Rama përshkroi bashkëpunimin mes institucioneve britanike dhe atyre shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm si të “jashtëzakonshëm” dhe të qëndrueshëm. Sipas tij, zbatimi i masave të përbashkëta po jep rezultate të dukshme në zbutjen e rrugëve të trafikut përmes Ballkanit.

Rama theksoi se është e lehtë për politikanë si Farage të kritikonin, por shpesh “poezia e opozitës” është krejt e ndryshme nga puna e qeverisë në praktikë.

“Kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejt tjetër nga poezia e opozitës,” – tha ai, duke e përshkruar liderin e Reform UK si “një pasqyrë problemesh me një kapacitet teatral për t’u dukur tërheqës”.

Duke përmbledhur ndikimet e Brexit-it mbi Britaninë, Rama përdori një ton të drejtpërdrejtë dhe kritik:

“Disa i quajnë ‘varka të vogla’, disa i quajnë ‘varka të Brexit-it’.

Njëherë të çuditur pse u larguat nga Evropa. U larguat nga Evropa sepse dëshironit më pak varka dhe keni më shumë varka. U larguat nga Evropa sepse dëshironit më shumë investime keni më pak investime. U larguat nga Evropa sepse dëshironit më shumë lumturi tani jeni të mërzitur.”

Rama nuk la pa përmendur as ish-sekretaren e Brendshme Suella Braverman, duke i rikthyer në vëmendje deklaratat e saj të mëparshme për shqiptarët gjatë kohës që ishte në qeverisje. Braverman kishte deklaruar më herët se një qeveri e majtë “do t’u lejonte të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend”.

Duke u përgjigjur këtyre fjalëve, Rama tha se ende ndihej i zemëruar dhe ironizoi mbi pozicionin e saj aktual:

“S’do harroni, ku është ajo tani?” Për të shtuar një paralajmërim me humor, ai u shpreh:

“Mos u luani me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh.”

Komentet e kryeministrit Rama vijnë në një kohë kur diskutimet mbi migracionin dhe bashkëpunimin policor mes Britanisë dhe vendeve të Ballkanit janë në qendër të vëmendjes, ndërsa autoritetet përpiqen të godasin rrjetet e trafikut dhe të përmirësojnë rrugët ligjore të migracionit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Macron pret Ramën në Francë, cili është fokusi i takimit
  • ’mKëngë dhe Rituale”, suita jazz që sjell kujtesën shqiptare në skenë. Hyrja falas
  • “Partizani”, seanca e radhës më 6 korrik. Thirret si dëshmitar nga SPAK ish-ministri Gazmend Oketa
  • Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga Parlamenti
  • Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  2. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  3. Drejtësia on FOTO: Dita 22 e protestës qytetare në Tiranë, disa nga parrullat
  4. Anonymous on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhanë
  5. Fundi i një epoke on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?