Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Media britanike: Shqipëria, Maldivet e përballueshme evropiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Media britanike: Shqipëria, Maldivet e përballueshme evropiane
Ekonomi

Media britanike: Shqipëria, Maldivet e përballueshme evropiane

Published: April 16, 2023
Shpërndaje

Një destinacion i lirë dhe i bukur pushimesh, kështu përshkruhet Shqipëria nga mediat britanike, një Maldive e përballueshme. Express.co shton se vendi shpesh “i neglizhuar”, është një zgjedhje fantastike për turistët britanikë me një buxhet minimal.

Çmimet janë në rritje dhe shumë britanikë po përpiqen të kursejnë për të përballuar një pushim në Spanjë, Greqi apo Francë, por një alternativë shumë më e lire është Shqipëria, plazhet e të cilës mund të ngatërrohen me Maldivet.

Ekspertët e pushimeve në loveholidays kanë ndarë destinacionet e tyre kryesore për turistët britanikë që kërkojnë të kursejnë para.

- Publicitet -

Për ata që dashurojnë plazhin, skuadra rekomandon një pushim në Shqipëri, e cila përshkruhet si një vend që ka një vijë bregdetare të lë pa frymë.

“Shqipëria, në Gadishullin Ballkanik të Evropës Juglindore, shpesh anashkalohet si një destinacion në Evropën Lindore, por ajo ka plazhe, bregdet të bukur dhe burime uji që u japin udhëtarëve shumë arsye për ta vizituar. Shqipëria ka një bollëk liqenesh dhe ujëvarash të mbushura me nuanca të ndryshme blu,”- tha një zëdhënës i loveholidays.

Ksamili ka disa nga plazhet më mahnitëse të Shqipërisë dhe ndodhet pranë Sarandës. Një turiste, Wendy, shkroi në Tripadvisor: Plazhi ishte plot jetë dhe muzikë. Uji ishte shumë i pastër!

Një tjetër turist, Amandamonte, tha: Plazhi është i bukur, një nga të paktët plazhe plotësisht me rërë, uji është i pastër kristal. Disa turistë të tjerë shkuajnë se e rekomandojnë frekuentimin e Ksamilit në orët e para të mëngjesit, për shmangur turistët e shumtë më vonë.

Nëse britanikët zgjedhin të qëndrojnë në Sarandë, ata do të mund të eksplorojnë edhe rrënojat në Parkun Kombëtar të Butrintit. Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ishte dikur një nga qytetet më të bukura në Perandorinë Romake.

Përmes një vizite, turistët mund të mësojnë për historinë romake dhe të marrin informacione mbi të kaluarën e vendit. Britanikët që kërkojnë një pushim më aventuresk mund të dëshirojnë të shkojnë në veri të Shqipërisë dhe të eksplorojnë zonën përreth Shkodrës.

Alpet Shqiptare kanë një gamë të madhe shtigjesh ecjeje për t’u eksploruar, ndërsa turistët mund të sodisin edhe liqenet. Për një pushim në qytet, turistët mund të shkojnë në Tiranë, kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë që ka një skenë emocionuese të jetës së natës.

Në Bunk’art, vizitorët do të gjejnë një gamë të madhe të artit bashkëkohor të fshehur në një bunker që daton nga Lufta e Ftohtë. Edhe pse fluturimet për në Shqipëri mund të duken më të shtrenjta se ato për në Spanjë ose Francë, studimi i fundit nga Ëise zbuloi se turistët do t’i përdorin më shumë paratë e tyre për ushqimin dhe akomodimin.

Turistët mund të fluturojnë për në Korfuz dhe më pas të bëjnë një udhëtim të shkurtër me traget për të arritur në plazhet përreth Sarandës. Nëse Shqipëria nuk i tërheq, turistët mund të shikojnë një tjetër parajsë të bukur ballkanike dhe të rezervojnë një pushim në Mal të Zi .

Eksperti i udhëtimeve, Simon Calder rekomandon liqenin mahnitës të Ohrit në Maqedoninë e Veriut për britanikët me një buxhet mesatar. Turistët që kërkojnë të shpëtojnë nga turmat mund të dëshirojnë të eksplorojnë Belgjikën, një destinacion i nënvlerësuar për pushime verore.

https://www.express.co.uk/travel/articles/1758681/cheap-holiday-albania-maldives

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?