Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri!
EkonomiLajmi i fundit

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri!

Published: July 18, 2025
Shpërndaje

Duket se “efekti Shqipëri”, në formatin e turizmit bregdetar, nuk ka më të njëjtën tërheqje.

Ose më saktë, nuk po josh më atë kategori turistësh italianë që gjatë tre viteve të fundit e kishin konsideruar Shqipërinë një destinacion ekonomik për pushimet e verës përtej Adriatikut

“Për të qenë të sinqertë – shpjegon Michele Viola, drejtues i agjencisë turistike Goodays – që në fund të sezonit të kaluar vumë re se filloi rënia. Një prirje që këtë vit, në 2025, është bërë shumë më e dukshme: kemi shumë pak kërkesa për pushime në bregdetin shqiptar, ndërsa grupet e organizuara po orientohen drejt alternativave të tjera”.

- Publicitet -

Sipas të dhënave të kësaj agjencie në Bari, fluksi i turistëve italianë drejt Shqipërisë ka rënë ndjeshëm krahasuar me tre vite më parë, kur pati një rritje prej 30% falë përfitimeve ekonomike dhe bukurive natyrore.

“Duhet thënë troç – vijon Viola – se të ardhurat e familjeve italiane po tkurren në mënyrë të vazhdueshme dhe organizimi i pushimeve është gjithnjë e më i vështirë. Më parë, Shqipëria ofronte një raport të favorshëm mes çmimit dhe shërbimit, por sot kjo baraspeshë nuk ekziston më. Rezervimet janë më pak se gjysma e atyre që kishim tre vjet më parë.

Agjencia jonë po orienton punën drejt tureve të organizuara në destinacione si Egjipti, Dubai apo Spanja, dhe falë kësaj strategjie, qarkullimi ynë është rritur. Ndërsa ata që nuk zgjedhin të udhëtojnë jashtë vendit, preferojnë të qëndrojnë në Puglia dhe të shfrytëzojnë fundjavat në destinacione bregdetare duke përdorur strukturat Bed & Breakfast”.

Sipas Massimo Salomone, koordinator i sektorit të turizmit në Confindustria Puglia dhe president i degës në Bari dhe BAT, “Shqipëria ka shënuar padyshim rritje si destinacion, falë investimeve të shpejta infrastrukturore dhe një burokracie më fleksibël, por lidhja e saj me konceptin e turizmit të lirë shpesh është e gabuar.

Ka elementë të ofertës turistike shqiptare që kërkojnë kujdes, si cilësia e shërbimeve, transparenca në çmime dhe niveli i përgjithshëm i ofertës – siç janë raportuar nga shumë turistë italianë. Qëllimi ynë nuk është të thellojmë konkurrencën, por të ndërtojmë sinergji pozitive.

Shqipëria dhe Puglia ndajnë të njëjtin det dhe trashëgimi kulturore, që mund të shërbejë si bazë për projekte të përbashkëta në fushën e turizmit dhe infrastrukturës. Megjithatë, duhet theksuar se Italia, dhe veçanërisht Puglia, mbetet një destinacion shumë i dashur për turistët italianë”.

Në përfundim, problemi qëndron tek rritja e kostove që prek shtresën e mesme.

“Ajo pjesë e klientelës që më parë ishte e gatshme të pranonte shërbime jo shumë të sofistikuara në këmbim të një çmimi të leverdisshëm – përfundon Piero Innocenti, zëvendëspresident i Fiavet Puglia – sot nuk gjen më arsye për të shkuar në Shqipëri, sepse nuk e ndjen më përfitimin.

Mesa duket, tarifat në Shqipëri janë rritur dhe kjo po i pengon pushuesit.

E njëjta gjë po ndodh edhe në Kroaci dhe Mal të Zi, ndërsa Greqia ende po qëndron mirë.

Ndërkohë, segmenti i udhëtimeve me kroçerë po performon mirë, edhe gjatë muajve shtator dhe tetor.

Sa për Puglian?

Sektori po ecën me ritmet e njëjta si viti i kaluar, dhe lidhjet ajrore ndërkombëtare po ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të turizmit në rajon”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?