Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditet grupi italo-shqiptar i drogës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Goditet grupi italo-shqiptar i drogës
AktualitetKronike

Goditet grupi italo-shqiptar i drogës

Published: January 26, 2023
Shpërndaje

Një operacion i përbashkët i autoriteteve shqiptare dhe italiane, çoi të enjten në goditjen e një grupi kriminal që vepronte në të dyja vendet i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Të paktën 43 urdhëra arresti u lëshuan për drejtuesit dhe anëtarët e grupit, nga të cilat 21 për pjestarët shqiptarë të organizatës, mes të cilëve tre krerët e saj.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me autoritetet italiane, Prokuroria e Posaçme shqiptare kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bëri të ditur se 15 persona janë arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

- Publicitet -

“Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim dhe është zhvilluar në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino e të tjera vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike”, bëri të ditur Prokuroria e Posaçme.

Hetimet kanë nisur në vitin 2019. Autoritetet shqiptare dhe italiane kanë ngritur një skuadër të përbashkët hetimore, veprimtaria e së cilës është koordinuar nga Eurojust-i dhe Europol-i.

“Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme”, shpjegoi Prokuroria e Posaçme shqiptare.

Në Itali, në zonën e Milanos dhe Cremona-s, janë zbuluar dhe sekuestruar dy laboratorë që shërbenin për përpunimin e heroinës. Ndërsa në Milano dhe Modena janë zbuluar dy serra në të cilat kultivohej marijuana.

Janë të paktën 4 milionë euro të sekuestruara në kuadër të këtij operacioni, ku janë angazhuar 350 forca policore nga të dyja vendet, ndërsa janë kontrolluar 31 ambiente të ndryshme.

Në mbrëmje, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi përshëndeti rezultatet e aksionit, duke e konsideruar “një tjetër sukses të punës së Skuadrave të Përbashkëta Hetimore Shqipëri-Itali. Një punë e kryer mirë e me profesionalizëm të lartë në çdo hallkë.

Vetëm në dy vitet e fundit policitë tona janë përfshirë në 52 Skuadra të Përbashkëta Hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me vendet e tjera europiane”, deklaroi zoti Çuçi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?