Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meloni mbron paktin me Ramën në G7: Shumë shtete na pyesin për skemën…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Meloni mbron paktin me Ramën në G7: Shumë shtete na pyesin për skemën…
Lajmi i funditPolitike

Meloni mbron paktin me Ramën në G7: Shumë shtete na pyesin për skemën…

Published: May 15, 2024
Shpërndaje
FILE PHOTO: Italy's Prime Minister Giorgia Meloni attends the European leaders summit in Brussels, Belgium February 9, 2023. REUTERS/Yves Herman

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbrojtur paktin me Ramën për azilkërkuesit, madje duke i propozuar grupit të 7 vendeve më të industrializuara një aleancë globale kundër imigracionit të paligjshëm.

Meloni i konsideroi si absurde sulmet e të majtës italiane që nuk ka asnjë propozim konkret për këtë çështje.

“Jam e befasuar nga sulmet e se majtës kundër marrëveshjeve që kemi arritur me disa shtete për të trajtuar siç duhet emigracionin e paligjshëm. Ata i thonë jo marrëveshjes me Tunizinë, jo marrëveshjes me Egjiptin, pa përmendur atë me Shqipërinë, ku do të trajtohen kërkesat për azil. Nuk e kam kuptuar ende se cilat janë zgjidhjet e tyre për këtë problematikë, thjesht na thonë se ne duhet që t’i anulojmë ato marrëveshje. Pra, le të heqim dorë nga pakti me Tunizinë, nuk duhet të flasim me Libinë. Sipas tyre ne jemi larg zbatimit të parimeve të shtetit ligjor me Shqipërinë. Ata po bëjnë gjithçka për të ngadalësuar punën tonë, por ne do të vazhdojmë dhe rezultatet do të shfaqen jo aq shpejt sa prisnim, por jemi optimistë. Kemi një ulje prej 60% të numrit të atyre që vijnë ilegalisht përmes Mesdheut në krahasim me një vit më parë.”

- Publicitet -

Meloni tha se janë të shumtë krerët e shteteve që e marrin në telefon për të mësuar për modelin italo-shqiptar, i cili është jo vetëm kreativ, por edhe inovativ.

“Plani me Shqipërinë është kreativ dhe inovativ. I kam ndjekur të gjithë përfaqësuesit e së majtës italiane që shkonin në Bruksel duke u ankuar se marrëveshja me Shqipërinë shkel parimet e shtetit ligjor me shpresën se ata do të deklaroheshin kundër saj. Tani jam optimiste sepse disa shtete anëtare duan të marrin këtë model, duke na pyetur se si do ta vëmë në funksion këtë skemë.”

Italia mban aktualisht presidencën e grupit të 7 shteteve më të industrializuara të globit ndaj Meloni zotohet se do të koordinojë veprimet për t’i shpallur luftë rrjeteve të kontrabandistëve të qenieve njerëzore.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?