Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mercedez-Benz Albania merr certifikimin e rëndësishëm ndërkombëtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Mercedez-Benz Albania merr certifikimin e rëndësishëm ndërkombëtar
Ekonomi

Mercedez-Benz Albania merr certifikimin e rëndësishëm ndërkombëtar

Published: September 27, 2024
Shpërndaje

Auto Star Albania, rishitësi ekskluziv i Mercedes-Benz, pjesë e Kastrati Group, është certifikuar nga kompania mëmë, për të kryer shërbime të makinave, në përputhje me parametrat globalë të Mercedes-Benz. Departamenti Body & Paint në Auto Star Albania e ndau këtë lajm edhe me kompanitë e sigurimit dhe festoi këtë arrtije që vjen si rezultat i investimeve të vazhdueshme nga Kastrati Group, për të patur një përfaqësim dinjitoz të kësaj marke makinash.

Rozafat Palushi, Drejtor Ekzekutiv i Auto Star Albania, iu drejtua të ftuarve nga kompanitë e sigurimeve duke u shprehur “Jam shumë krenar që sot jemi mbledhur të gjithë këtu për të shënuar një tjetër arritje për Auto Star Albania. Si përfaqësues ekskluziv i Mercedes-Benz, kompania Auto Star, misioni ynë shkon përtej shitjes së këtyre automjeteve të jashtëzakonshme; ne jemi të përkushtuar për të ofruar një përvojë të pashembullt të pas shitjes. Ky certifikim për Departamentin tonë të lyerjes dhe riparimit të trupit të makinës nënkupton angazhimin tonë për të respektuar standardet e cilësisë së Mercedes-Benz dhe forcon më tej partneritetin tonë me këtë markë prestigjioze.”

Gjatë aktivitetit që u zhvillua në mjediset e showroom-it të Auto-Star Albania, u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes kompanive të sigurimit dhe koncensionarët e auto-mjeteve, si një mënyrë për të rrituar eficencën e shërbimeve, për të dyja palët. Gjithashtu, përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve shprehën besimin se ky certifikim rrit edhe besueshmërinë e klientëve të tyre, në rastet e riparimeve të automjeteve të markës Mercedes-Benz.

- Publicitet -

Certifikimi i Departamentit të lyerjes dhe riparimit të trupit të makinës siguron që të gjitha lyerjet dhe riparimet e trupit të përmbushin standardet e vendosura nga Mercedes-Benz, duke u garantuar klientëve cilësinë dhe qëndrueshmërinë që ata presin nga marka ikonë. Kjo është një arritje për Auto Star dhe vjen si shpërblim i punës së vazhdueshme në trajnimin e stafit dhe në përmirësimin e ambienteve. Si rezultat i këtij përkushtimi, Auto Star ka showroom-in më të madh në Ballkan dhe është lider në tregun shqiptar të automobilave.

“Showroom-i ynë modern dhe ekipi ynë profesionist, na mundëson të ofrojmë shërbime të nivelit të lartë që përputhet me përsosmërinë që lidhet me Mercedes-Benz,” vazhdoi z. Palushi. “Ne jemi të lumtur me potencialin për rritje dhe inovacion në vitet e ardhshme dhe besojmë se ky certifikim është vetëm fillimi.”

Që prej vitit 2015, Auto Star Albania është një rishitës ekskluziv Mercedes-Benz në Shqipëri, pjesë e Grupit Kastrati. Auto Star Albania ka momentalisht kontratën më të madhe për shitjen e makinave elektrike Mercedez Benz në Evrope. Përgjatë këtyre viteve, kompania ka patur rritjen më të shpejtë në rajon dhe ofron mundësinë për të patur automjetet më të fundit të Mercedes-Benz në dispozicionin tuaj, duke siguruar që klientët të marrin shërbime, udhëzime dhe mbështetje nga ekspertët.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasje diplomatike: SHBA i revokon vizën ambasadores së Brazilit
  • Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit
  • Mali i Zi priti në fundjavë më shumë vizitorë sesa ka banorë
  • Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 26-vjeçar, plagosen dy të tjerë
  • Gazetarët pa telefona e kamera në seancat e GJKKO, Unioni i Gazetarëve reagon ndaj rregullores së re

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?