Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Merr fund “epoka” e kredive vetëm me kartë identiteti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Merr fund “epoka” e kredive vetëm me kartë identiteti
EkonomiLajmi i fundit

Merr fund “epoka” e kredive vetëm me kartë identiteti

Published: September 4, 2024
Shpërndaje

Epoka e kredive të shpejta në vend, vetëm me kartë identitet, pa qenë domosdoshmërish në një punë mund të marrë fund së shpejti. Banka e Shqipërisë ka hartuar projekt-rregulloren “Për administrimin e rrezikut operacional nga bankat, institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike”.

Me rregulloren e re që pritet të miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës, për të hyrë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm , për të dhënë hua institucionet financiare jo-banka do të duhet analizojnë më thellësisht aftësinë paguese të atyre që kërkojnë kredi.

“Fatkeqësisht, në Shqipëri por edhe në botë ndodh i njëjti fenomen: Ligjet apo rregulloret nuk vendosen një herë nga Parlamenti nga Banka e Shqipërisë apo AMF, por pësohet një herë një krizë… duhet të digjemi e më pas të mësojmë”, thotë Mateo Spaho, pedagog i ekonomisë.

- Publicitet -

Bazuar edhe te rekomandimit e Kuvendit të përcjella me anë të projektrezolutës, “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2023” rregullorja e re parashikon që subjekt i kësaj rregulloreje tashmë do të jenë vetëm subjektet financiare jobanka, si dhe shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

“Dhe kjo është veçanërisht problem. Kjo pasi kompanitë e mikrokredisë marrin përsipër një risk më të lartë. Pikërisht pasi japin kredi të vogla pa një kolateral. Dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, për shkak të interesave të larta ndodhin ato që ndodhën që duket se kanë prodhuar një krizës sociale”, thotë Spaho.

Sipas projektrezolutës, Bankës së Shqipërisë i kërkohet gjithashtu të analizojë kuadrin rregullator të licencimit të Institucioneve Financiare Jobanka, me synim forcimin e mëtejshëm të kritereve për licencimin e këtyre subjekteve .

“Ky ka qenë një treg relativisht i ri për Shqipërinë dhe prandaj ka pasur boshllëqe ligjore nga ana e rregullatorëve për menaxhimin e tregut”, thotë Spaho.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  • Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia
  • Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë, çfarë pritet ditët në vijim
  • Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch
  • Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6% fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. [email protected] on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  5. gardieri on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?