Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë
AktualitetPolitike

Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë

Published: May 18, 2025
Shpërndaje

Kancelari gjerman  Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë. Gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë, Friedrich Merz (CDU) bëri thirrje për bashkëpunim me vendet e treta për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë.

“Ne ramë dakord të angazhohemi kundër emigrimit të parregullt në Bashkimin Evropian në mënyrë më të vendosur se më parë,” tha Merz të shtunën (17.05.) në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

“Iniciativat e ndërmarra nga Italia muajt e fundit, veçanërisht me disa vende mesdhetare, kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme. Këto janë nisma të mira që ne i mbështesim edhe në Gjermani”, tha Merz.

- Publicitet -

Merz dëshiron të verifikojë edhe modelin italian me Shqipërinë. Në lidhje me ndalimin e përkohshëm të këtyre planeve në Itali nga gjyqësori, kreu i CDU tha gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë se ishte në dijeni të vendimeve të gjykatave. “Por sigurisht kjo mund të jetë ende një opsion,” shtoi ai.

Qendra bosh në Shqipëri

Koalicioni në Romë, i përbërë nga tre parti të djathta dhe konservatore,  kërkon të zhvendosë në Shqipëri procedurat e azilit për emigrantët e kapur në Mesdhe, por kjo është penguar disa herë nga drejtësia. Gjykata Evropiane e Drejtësisë aktualisht po shqyrton nëse një trajtim i tillë i migrantëve është në përputhje me ligjin evropian. Kampet e ndërtuara posaçërisht në Shqipëri, kanë qenë kryesisht bosh prej muajsh. Deri më tani, modeli nuk ka funksionuar.

Merz tha se zhvendosja e procedurave të azilit do të shqyrtohet pavarësisht përvojës në Itali. Kjo “sigurisht nuk është zgjidhja e problemit”. “Është një kontribut për ta bërë problemin më të vogël”. Merz këmbënguli gjithashtu në zbatimin e shpejtë të reformës evropiane të azilit dhe zgjerimin e bashkëpunimit brenda BE-së në luftën kundër migracionit të parregullt. “Nuk do të shkelim më frenat kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve në Bashkimin Evropian.”

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare aktivistja dhe ish-deputetja e Kosovës
  • Vendimi për Veliajn, Rama: Rasti i tij është unikal në Europë
  • Rekord historik në Japoni, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç
  • Policia jep njoftim zyrtar për tubimin e djeshëm te “Zogu i Zi”: Arrestohen 12 persona
  • Shtyhet CENSI i Bujqësisë, ja kur do të nisë regjistrimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral

Komentet e Fundit

  1. Lola on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. demo on GJKKO rrëzon kërkesën e Metës, ish-presidenti do vazhdojë të mbahet në arrest me burg
  3. bilivideos.cc on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  4. Berlin on Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn
  5. Berlin on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?