Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mesazhi i Ilir Metës drejtuar protestuesve: SPAK është instrument kamikaz i Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mesazhi i Ilir Metës drejtuar protestuesve: SPAK është instrument kamikaz i Ramës
AktualitetPolitike

Mesazhi i Ilir Metës drejtuar protestuesve: SPAK është instrument kamikaz i Ramës

Published: December 6, 2024
Shpërndaje

“SPAK me veprimtarinë antikushtetuese, të paligjshme e arbitrare po i shërben narkoregjimit për të rrëmbyer në mënyrë të dhunshme një mandat tjetër 4-vjeçar”. Kështu e nisi mesazhin drejtuar protestuesve presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u lexua nga sekretarja e marrëdhënieve me publikun Arla Merja, duke sjellë në vëmendje denoncimet e opozitës për krimet elektorale.

“Ishte ky SPAK që me dosjen e Dibrës që tronditi Europën dhe u bë çështje e PE-së, e delegoi në prokurorinë e Dibrës për të shuar një nga krimet elektorale të Ramës. Denoncimin e opozitës për krime elektorale në 2021 me bandat e Elbasanit nuk e hetoi, por ia kaloi Elbasanit, se vëllai i prokurorit ishte deputet i PS. Ky SPAK për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve në vend që të hetonte qeverinë, hetoi gazetarët. “Metamorfoza” u bë publike pasi u vodh bashkia e Shkodrës. Edhe dosja e Elbasanit kishte dy vjet që kishte ardhur”.

Në mesazhin e tij, Meta akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar si instrument kamikaz të Ramës, që kërkon edhe një mandat tjetër për privilegjet e tij.

- Publicitet -

“Dumani nuk ka hallin e qytetarëve të shtetit, por të Ramës e Veliajt. Ajo që kisha paralajmëruar u përforcua nga Dumani ku kërkoi të sigurojë edhe një mandat tjetër 9-vjeçar. Gjoja në emër të pavarësisë së prokurorive  Ai nuk ka hallin e pavarësisë së prokurorive, por të privilegjeve të tij. Jemi këtu për të denoncuar Dumanin si dhunues të kushtetutës e ligjeve dhe pavarësisë së gjykatave. Minon shtetin e së drejtës, ndarjen e pushteteve dhe përjashton parimin e prezumimit të pafajësisë. SPAK është instrument kamikaz i Ramës për t’u përdorur kundër opozitës, demokracisë dhe garanton paprekshmërinë e Ramës. SPAK demonstron hapur kapjen e tij nga Rama”.

Sipas Metës SPAK-u dhe Dumani janë garantë të korrupsionit të Ramës në shkelje të kushtetutës dhe ligjeve.

“SPAK-u dhe Dumani janë garantë të korrupsionit të Ramës dhe godasin limona të shtrydhur të rilindjes pa cenuar kolonën vertebrore të këtij mekanizmi dhe sidomos kryekorruptorin edhe të ndërkombëtarëve. Dumani po përjeton makthin e shkeljes së kushtetutës dhe ligjeve, fabrikimeve dhe falsifikimeve. Firmosi mbi rrëmbimin tim nga narkopolicia mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë”.

Ai u bëri thirrje protestuesve që të mos ndalen së denoncuari kreun e SPAK-ut.

“Të mos ndalemi së denoncuari dumanin që nuk guxon të dalë para gazetarëve të pavarur. Dumani ka shpërdoruar pozitën aktuale për qëllime politike. Ti themi ndal drejtësisë me regji. Beteja jonë e pakthyeshme do të vendosë drejtësinë në shina kushtetuese dhe do të kthejë lirinë për gjithë shqiptarët”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse ka kaq shumë makina luksoze në Shqipëri?
  • Ç’synon “Mburoja e Akilit”, sistemi mbrojtës që Greqia po ndërton me ndihmën e Izraelit?
  • BKH, kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
  • “Protestat nisën për mjedisin, por u kthyen politike”, “Flamingot” në raportin e DASH për Shqipërinë
  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit

Komentet e Fundit

  1. demo on Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
  2. 1thundrak on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  3. 1thundrak on Pse heshtin artistët?
  4. 1thundrak on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. 1thundrak on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?