Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mësyjnë” blerjet e makinave nga Korea, rreth 1 milion automjete aktive në vend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Mësyjnë” blerjet e makinave nga Korea, rreth 1 milion automjete aktive në vend
AktualitetEkonomi

“Mësyjnë” blerjet e makinave nga Korea, rreth 1 milion automjete aktive në vend

Published: October 8, 2024
Shpërndaje

Numri i automjeteve në vend vijon të rritet. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në fund të muajit të kaluar numri total i automjeteve aktive në përdorim arriti në rreth 940 mijë me një rritje prej 8.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Po kështu shqiptarët po blejnë gjithnjë e më shumë makina nga Korea. Të dhënat më të fundit të kësaj drejtorie tregojnë se gjatë periudhës Janar-Shtator 2024, origjina e mjeteve të importuara kryesohet nga Republika e Koresë me 19,2%, Italia me 18%, Gjermania me 17,2%, Zvicra me 9%, SHBA me 6.8% dhe Kina me 5.6%.

Referuar statistikave të publikuara, rinovimi i flotës është gjithashtu një trend në rritje, me 12,282 mjete të gjeneratës së fundit që kanë 0-3 vite përdorim, me një rritje prej 153% regjistrime krahasuar me periudhën janar-shtator 2019, e ndërkohë 45% regjistrime më shumë se në vitin 2023. Kjo tregon se flota e mjeteve aktive po pasurohet me mjete të gjeneratës së fundit, që janë më pak ndotëse.

- Publicitet -
Gjatë kësaj periudhe janë çregjistruar 5,147 mjete, një rritje prej 13.9% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në shtator 2024 raportohen 939,780 mjete aktive, pra 38.9% më shumë krahasuar me 2020 dhe 8.3% më shumë krahasuar me 2023.

Periudha Janar-Shtator 2024 numëron 76,537 regjistrime ndër të cilat 83.7 % e totalit janë autovetura, me rritje 107% regjistrime krahasuar me janar-Shtator 2019 dhe 36% më shumë  krahasuar me  të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë  kontrolle periodike të mjetit që posedojnë dhe përpara se të importojnë një mjet të kryejnë “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  3. Patrioti on SPAK, kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës
  4. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?