Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meta, Berishës për Shkëlzenin: “Të kujtohet kur më the: Na mori në qafë ky budallai im?” (një video-përgjim që shumë pak e mbajnë mend)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Meta, Berishës për Shkëlzenin: “Të kujtohet kur më the: Na mori në qafë ky budallai im?” (një video-përgjim që shumë pak e mbajnë mend)
HistoriKryesore

Meta, Berishës për Shkëlzenin: “Të kujtohet kur më the: Na mori në qafë ky budallai im?” (një video-përgjim që shumë pak e mbajnë mend)

Published: January 26, 2023
Shpërndaje

 

Ndërsa i biri u thirr më në fund në SPAK, për Gërdecin, Berisha bënte në të njëjtën orë rrëmujë Parlamentin, duke akuzuar Edi Ramën se ka bërë korrupsion me ish-zyrtarin e FBI.

Historinë e mëposhtme, publikuar sot nga DITA, shumë pak njerëz e mbajnë mend:

- Publicitet -

Në 5 mars 2015, Kuvendi i Shqipërisë kishte të njëjtën pamje si sot: Një Berishë që ulëret dhe bllokon foltoren. Bëhej fjalë për disa akuza të Tom Doshit, asokohe i pakënaqur me Ramën dhe qeverinë.

Por karburanti i Doktorit u shter dhe ai bëri një piruetë të çuditshme sapo kreu i Kuvendit i asaj kohe Ilir Meta i përmendi atij të birin, Shkëlzen Berishën.

Meta i deklaroi ish aleatit, të cilit i thërret doktor jo për romuz, por me njëfarë respekti, se “duhet të tregohej burrë serioz dhe të mos bjerë pre e fantazive të Tom Doshit”. Dhe se ai (Meta) “e dha një herë dorëheqjen për sebep të të birit, Shkëlzen Berisha, por herën e dytë jo”.

“A të kujtohet si më the atëherë? ‘Na mori në qafë ky budallai im’, kështu më the” – vazhdoi Meta duke iu drejtuar Berishës.

Dhe Berisha ngriti në çast frenat e dorës. Protesta në sallë u shndërrua në qumësht të thartuar dhe ish-kryeministri u tërhoq.

Meta e kishte fjalën për 21 janarin. Ku lidhej Shkëlzeni në këtë histori? Sipas sqarimit të Spartak Brahos, një ndër videot që ishin rikuperuar nga kompjuteri i Dritan Priftit (siç e dimë, ai kujtonte se përderisa i kishte fshirë, nuk do gjendeshin) kishte protagonist Shkëlzenin që po ndërhynte tek Prifti për një koncesion. Meta ia ka treguar Berishës videon e djalit bashkë me videot e tjera të laptopit të Priftit, para protestës.

Kështu u (ri)zbulua taksirati i madh i Sali Berishës; djali merret me municione e barut, por ndodh Gërdeci. Për të cilin, e thërritën dje më në fund pas 15 vjetësh. Nga kjo kronikë e harruar, del se edhe  më 21 janar 2011, ky Berishë i kërleshur dhe i dalë mendsh, që akuzoi gjithkënd e gjithçka për puç, paska qit pushkë jo vetëm për të mbrojtur pushtetin, por edhe për faj të “këtij budallait tim”.

Po të shtojmë edhe 3 përqindshat e taksës së suksesit që kërkonte e bija dhe i biri nga investitorët e huaj dhe vendas, apo ato që deklaronte Izet Haxhia, për Zenin dhe drogën në makinë zyrtare, kuptohet pse opozita alla-Sali ta shpif.

Baruti i akuzave për korrupsionin e sotëm është i lagur keq nga korrupsioni i djeshëm. Ndaj nuk shkrep. Nëse ka ndërmend kush, ta shkrepë vërtetë.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?