Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues, ku pritet të miratohen ndryshimet në Kryesi pas Konventës së 27 prillit. Sipas ndryshimeve të Kryesisë pritet të largohet Monika Kryemadhi, ndërsa vetë Meta një ditë më parë tha se do të zgjidhin 6 raste nepotizmi.
Në fjalën e tij, Meta prezantoi 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, ku përtej kësaj është ndalur edhte te nepotizmi. Sipas Metës, ai do e çrrënojë nepotizmin në administratë brenda 24 orëve.
“Ne po çrrënjosim nepotizim si fenomen në Partinë e Lirisë. Në 24 orë do ta çrrënjosim në administratën shtetërore. 500 lidhje nepotike në tatime dhe dogana, burrë e grua, vëlla e motër, kunat e kunat. Normale se s’ka sesi të jetë niveli i të ardhurave, ku nuk sundon ligji dhe demokracia. Ne do ta realizojmë duke ndërtuar një sistem fiskal të drejtë, pa diferencime dhe përjashtime, të cilat nuk kanë impakt ekonomik. Mos kalojmë te drejtësia që janë vetëm në një prokurori 7 familjarë. Çrrënjosja e nepotizimit në dogana dhe tatime, do të thotë 3.3 miliardë euro shtesë në një vit. Do t’i fitojë Shqipëria dhe shqiptarët nga administrimi i ndershëm e ekonomisë. Me 3.3 miliardë euro shtesë në vit dhe 4 vite shkon në 13.2 miliardë euro, që i bie sa borxhi që ka Shqipëria“, tha Meta.
Ai shtoi se prioritet për Partinë e Lirisë është investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor.
“Nuk kemi kohë të pushojmë, nuk kemi kohë të ndryshkemi. Ne do të fitojmë dhe këtë do ta bëjmë me punë. Sot vendi ynë ka pagat e pensionet më të ulëta në rajon. Rilindja ka shtuar barrën e borxhit. Borxhi publik i rrit në 13.2 mld euro. Çdo banor edhe i porsalindur, ka një borxh pre 4611 euro. Molla e Korçës është më lirë në Prishtinë se në Tiranë. Prioritet për Partinë e Lirisë është investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor. Do të ndërtojmë një sistem fiskal të drejtë”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, Kryesia e Partisë së Lirisë, propozoi që përveçse votë besimit, të gjithë anëtarëve të kryesisë, që janë aktualisht, të hedh në votim për anëtarë të rinj të kryesisë politike, emrat si më poshtë:
1.Myrvete Asqeri, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, bankiere, njëkohësisht dhe kandidate për zëvendës Presidente
2.Adriatik Hoxha, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe Sekretar për sportet, jurist
3.Ana Xhidia, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, analiste finance
4.Besnik Jakaj, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, mjek në kryeqytet
5.Fatjona Selimaj, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryetare e Partisë së Lirisë, Fushë-Arrëz, juriste
6.Erisilda Hoxha, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryetare e Partisë së Lirisë, Kuçovë
7.Brunilda Salaj, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, mësuese Tiranë
8.Pegiola Toro anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe këshilltare, inxhiniere hidro-teknike, bashkia Roskovec
9.Denis Hidri, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, sipërmarrës dhe administrator
Njëkohësisht sipas kërkesës së bërë nga Kryesia e Partisë së Lirisë, drejtuar anëtarëve të tjerë të Komitetit Drejtues Kombëtar, për të paraqitur individualisht kërkësat e tyre, deri në orën 10.00 të ditës së djeshme, që ishte dhe afati i fundit, kanë paraqitur kërkesat, Elda Ballabani, psikologe, Vivian Golemi, Universiteti Europian I Tiranës, Baki Dervishi, inxhiner hidro-teknik, zëvend kryetar i bashkisë së Kavajës, Blerim Buçpapaj, mjek, Halim Peca, punë sociale dhe shkencat e edukimit, dhe Arla Merja, studente për drejtësi.
Të gjitha këto kërkesa, automatikisht do të reflektohen në fletën e votimit.
Po kështu, Partia e Lirisë ka vendosur t’i propozojë Komitetit Drejtues, pra Kryesia e Partisë së Lirisë, edhe për 4 zëvëndës Sekretar të Përgjithshëm, të cilët do të jenë në mbështetje të Sekretarit të Përgjithshëm, Presidentit dhe Zëvendës Presidentet, të cilët janë:
1.Silva Caka, aktualishte sekretare për marrëdhëniet me publikun, jurist, anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe ish deputete,
2.Brunilda Haxhiu, sekretare për familjen dhe kundër shpopullimit, filozofi-sociologji,
3.Anxhela Shenaj, këshilltare bashkia Vlorë, ekonomiste,
4.Bedri Mehori, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe ekspert i njohur sigurisë,
Kryesia e Partisë së Lirisë, gjithashtu vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, votimin e anëtarëve të kryesisë aktuale, për të votuar Kryesinë politike të Partisë së Lirisë.
Ilir Meta, Presidenti i kësaj force politike, gjatë një konference për mediet ditën e djeshme deklaroi se do të zgjidhen 6 raste nepotizmi.