Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “M’i ka lënë babai”, Palokës i dalin mijëra m2 në Spille, denoncuesi i publikon dy deklaratat e pasurisë: “Ordiner pa neurone, si i bëre për 1 vit?!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “M’i ka lënë babai”, Palokës i dalin mijëra m2 në Spille, denoncuesi i publikon dy deklaratat e pasurisë: “Ordiner pa neurone, si i bëre për 1 vit?!”
Lajmi i funditPolitike

“M’i ka lënë babai”, Palokës i dalin mijëra m2 në Spille, denoncuesi i publikon dy deklaratat e pasurisë: “Ordiner pa neurone, si i bëre për 1 vit?!”

Published: November 1, 2023
Shpërndaje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj deklaroi një ditë më parë në Studio Live, në Report Tv, se Edi Paloka, deputet i Rithemelimit, ishte shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Sipas tij, Paloka ka marrë disa prona në bregdetin e Spillesë ku do të ndërtohen resorte turistike. Deputeti i Rithemelimit reagoi pas deklaratave.

Paloka thotë se i ka trashëgimi nga babai, por nuk sqaron se si i janë trashëguar mijëra m2 prona në bregdetin e Kavajës kur pronat e familjes së tij i ka në Lezhë.

- Publicitet -

Hasanaj në përgjigje të Palokës, ka publikuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë të deputetit të Rithemelimit ku rezulton se ka deklaruar disa mijëra hektarë prona në zonën e Kavajës dhe bregdetin e Spillesë në vitin 2013.

Sipas Hasanajt, në pronat e Palokës do të ndërtohen komplekse turistike strategjike. Ai i kërkon autoriteteve të hetojnë pasurinë e deputetit të Rithemelimit.

“Një përgjigje për Edi Palokën. E.Paloka këtë fjalor ordiner ka, se aq neurone ka në trurin e tij…  kështu janë mësuar të merren me njerëzit, por ka dhe djem që të bëjnë pishman që i shave në FB, jo më në sy. Ka djem që kur e lëshojnë fjalën, gërmat gdhënden mbi gur, dhe jetojnë për një sedër dhe një fytyrë. Megjithatë është bisedë që stopohet këtu, se nuk bëhet në FB. Tani le të merremi me anën politike të akuzës sime, ndaj Palokës dhe të tjerëve shokë të tij!

  1. A është dakord Paloka të bëhet vetingu i politikanëve???
  2. A është Paloka që në dokumentat e deklarimit të pasurisë si deputet, në 2012 ka deklaruar në ILDKP që nuk ka asnjë metër2 tokë në Spille të Kavajës?
  3. A është Paloka që në 2013, ka deklaruar mijëra metra2 prona në Spille? Buzë detit???
  4. Si i fitoi për 1 vit Paloka këto mijëra m2 prona buzë detit në plazhin e vyer të Spillesës?
  5. Paloka ka deklaruar: “trashëgimi nga i ati”. I ati i tij, (nga Lezha mos gaboj) si i trashëgoi pronat buzë detit në Spille të Kavajës???
  6. Apo i ati i tij, pensionist, i bleu në 2012 me pensionin e tij mijëra m2 buzë detit, dhe në 2013 ja kaloi Edit në pronësi??? I kemi parë këto skema me prindërit pensionistë që paguajnë dasma milionashe për fëmijët politikanë, tani po shikojmë dhe se ju dhuronkan prona buzë detit… VETINGUN NË POLITIKË!!!

Të hetohen pronat si janë përfituar, të hetohet nëse akuza ime është reale apo jo, nëse Rama si kryetar i KKT ka kaluar masterplanin dhe ka vendosur që te pronat e Palokës të ndërtohen komplekse turistike strategjike!

Vetingu në Politikë, se është krim dhe gjynah që Shqipëtarët lëngojnë në varfëri, këta marrin prona buzë detit!

Ah, dhe diçka: Se kush është ushtar i kryetarit, se kush është pleh komunist e se kush është demokrat që Ramën e përçmon si pak kush, ja lëmë kohës dhe fakteve që do dalin në dritë shumë shpejt”, shkruan ai.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?