Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mijëra palestinezë largohen nga Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mijëra palestinezë largohen nga Gaza
BoteKryesore

Mijëra palestinezë largohen nga Gaza

Published: October 14, 2023
Shpërndaje

Mijëra palestinezë u larguan nga veriu i Rripit të Gazës të shtunën, për shkak të një sulmi të pritshëm tokësor izraelit, ndërkohë që Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në atë zonë dhe tha se do të mbante dy rrugë të hapura për të lejuar njerëzit t’i shpëtonin rrezikut. Izraeli është zotuar ta asgjësojë grupin militant Hamas që kontrollon Gazën në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të pashembullt që ndërmori ky grup para një jave, duke vrarë civilë dhe duke marrë një numër të madh pengjesh.

Rreth 1,300 vetë u vranë në sulmin më të rëndë ndaj civilëve në historinë e Izraelit. Që pas atij sulmi forcat izraelite e kanë vënë Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi dhe ku banojnë 2.3 milionë palestinezë, nën një rrethim total dhe e kanë bombarduar atë me sulme ajrore të përmasave të pashembullta. Autoritetet e Gazës thonë se më shumë se 2,200 vetë janë vrarë, një e katërta e tyre prej të cilëve fëmijë dhe rreth 10,000 janë plagosur.

Izraeli i kishte dhënë afat të gjithë popullsisë së gjysmës veriore të Rripit të Gazës, që përfshin vendbanimin më të madh të enklavës, qytetin e Gazës, deri të shtunën në mëngjes për t’u zhvendosur në jug, duke thënë se do të garantonte sigurinë e palestinezëve që largoheshin nga zona në dy rrugë kryesore deri në orën 16:00 me kohën lokale. Në lagjen Tel Al-Hawa të qytetit të Gazës, në zonën që Izraeli urdhëroi evakuimin, avionët luftarakë bombarduan një zonë banimi gjatë natës duke goditur disa shtëpi, sipas banorëve që u strehuan në spitalin Al Quds aty pranë.

- Publicitet -

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se kishte marrë urdhër nga Izraeli për të evakuuar spitalin deri në orën 16:00, por nuk do ta bënte këtë sepse kishte detyrën humanitare të vazhdonte të ofronte shërbime për të sëmurët dhe të plagosurit. Hamasi u ka bërë thirrje banorëve të mos largohen dhe thotë se dy rrugët që Izraeli i ka shpallur të hapura janë të pasigurta. Izraeli thotë se Hamasi po i pengon njerëzit të largohen për t’i përdorur ata si mburoja njerëzore, gjë që Hamasi e mohon. Sulmet e Izraelit në Gaza nuk i kanë ndalur goditjet me raketa të Hamasit në thellësi të qyteteve izraelite.

Hamasi tha se sulmet ajrore të Izraelit shkaktuan vdekjen e 13 pengjeve, përfshirë të huaj, por nuk tha se nga ishin. E vetmja rrugë për të dalë nga Gaza që nuk është nën kontrollin e Izraelit është një pikë kontrolli me Egjiptin në Rafah. Egjipti thotë zyrtarisht se kufiri nga ana e tij është e hapur, por trafiku është ndalur prej ditësh për shkak të sulmeve izraelite në anën palestineze. Burimet egjiptiane të sigurisë thanë se Kajro nuk ka ndërmend të pranojë një fluks masiv refugjatësh palestinezë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Gary Kokalari: Zvërneci mund të trondisë skenën politike amerikane
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla
  • Europa në alarm për zjarret, edhe Shqipëria mes vendeve në fokus të Copernicus
  • Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

Komentet e Fundit

  1. Ekonomisti on Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë
  2. plazhisti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. L on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. brunilda on ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  5. Precizim on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?