Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Militantët e Berishës sulmojnë me molotovë institucionet në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Militantët e Berishës sulmojnë me molotovë institucionet në Tiranë
Politike

Militantët e Berishës sulmojnë me molotovë institucionet në Tiranë

Published: October 7, 2024
Shpërndaje

Protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur dje me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov.

Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat.

Prej andej deputetët e opozitës lëvizën në formë marshimi. Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi, si dhe disa kazanëve të mbeturinave.

- Publicitet -

Ndalesa e rradhës ishte selia e Partisë Socialiste, ku një shi bombash molotov u lëshuan drejt godinës, ndërsa një banderolë e madhe me një foto të kryetarit dhe kryeministrit socialist Edi Rama, e vendosur në fasadën hyrëse, mori flakë. Policia ndërhyri për të shuar zjarrin si dhe përdori sërish gazin lotsjellës.

I njejti skenar u përsërit pak më pas, disa qindra metra më larg, pranë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme e pak minuta më vonë dhe drejt Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit.

Vendimi për organizimin e protestës së djeshme u mor nga PD e Berishës, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin Ervin Salianji. Ajo u parapri nga disa akte force të opozitës në parlament ku fillimisht deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, para godinës ku zhvillohen seancat. Pak ditë më pas tensionet mbetën të larta kur ata tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve të shumicës në sallën e parlamentit.

PD e Berishës, non grata dhe i pandehur për korrupsion, ka njoftuar se ajo po nis “një betejë pa kthim” e cila synon sipas saj, të garantojë votën e lirë të shqiptarëve, duke këmbëngulur në një qeveri teknike që të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Eksponentë të ndryshëm të saj ditët e fundit në deklarata mediatike kanë përdorur tone të ashpra duke lënë të kuptojnë se çdo lloj reagimi është i justifikuar ndërsa kanë vënë në dukje dënimin e Salianjit të cilin e konsiderojnë si hakmarrje politike, apo  moszbatimin nga shumica të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e mandatit të ish ministres Xhaçka.

Mbi 1 mijë forca policisë u angazhuan mbrëmë për të mbrojtur institucionet përgjatë bulervardit qëndror të kryeqytetit. Mes tyre pati shumë të lënduar.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • AKU reagon pas helmimit për të dytën herë të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i kompanisë
  • Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen
  • HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  • EMRAT: Konflikt me armë mes fqinjëve në Shkodër, dy të arrestuar dhe një në kërkim
  • BE-ja propozon planin për integrimin gradual, çfarë përfitojnë vendet kandidate

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  2. Sinapi on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. nastradini on VIDEO: Qytete të rrafshuara dhe njerëz nën rrënoja, rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
  4. realisti on Dordolecët e Propagandës
  5. Ppsh on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?