Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Minierat, Shqipëria prodhoi 920 mijë tonë krom në 2023 kryesisht për eksport
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Minierat, Shqipëria prodhoi 920 mijë tonë krom në 2023 kryesisht për eksport
AktualitetEkonomi

Minierat, Shqipëria prodhoi 920 mijë tonë krom në 2023 kryesisht për eksport

Published: June 5, 2024
Shpërndaje

Kromi vijon të jetë minerali me peshën më të madhe në vend për numrin e lejeve të dhëna për shfrytëzim, si dhe sasisë së prodhuar prej tyre.

Publikimi i përvitshëm i Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës, si përmbledhje e aktivitetit në vitin paraardhës, tregon se në total u prodhuan 920 mijë tonë krom, kryesisht i orientuar për eksport.

“Shqipëria njihet për potencialin e saj të rëndësishëm në mineralin e kromit, krahasuar me vendet e tjera mesdhetare dhe ballkanike.

- Publicitet -

Në aktivitetin minerar të kromit, deri më 31.12.2023, janë 236 licenca aktive të shfrytëzimit. Aktivitetet prodhuese janë të përqendruara në qarkun e Bulqizës, me rreth 120 leje aktive, ndjekur nga Kukësi, Tropoja dhe Hasi.

Deri në fund të vitit 2023, 920769.98 tonë mineral kromi u prodhua në këtë degë të industrisë minerare kryesisht për eksport.

Depozitat kryesore të kromit ndodhen në Ofiolitet e zonës së Brezit Lindor, në drejtim Tropojë-Kukës-Bulqizë-Shebenik-Pogradec.

Në ofiolitet e brezit perëndimor është identifikuar më pak zhvillim në depozitat e kromit.

Nga këndvështrimi gjeologjik, ekzistojnë tre rajone kryesore ku gjendet xeherori i kromit:

– Rajoni Verilindor (Masivi Ultrabazik i Tropojës dhe Kukësit);

– Rajoni Qendror (Masivi Ultrabazik i Bulqizës dhe Lurës që është më i rëndësishmi);

– Rajoni Juglindor (Masivi Ultrabazik Shebenik-Pogradec)”, thuhet në raport.

I njëjti publikim bën të ditur se në vitin 2023 ishin aktive 552 leje shfrytëzimi kryesisht të lokalizuara në Bulqizë, Krujë, Berat, Tiranë apo Librazhd. Përveç kromit që mban pjesën më të madhe të lejeve aktive, në vendin e dytë sipas publikimit të AKBN është guri gëlqeror më 137 leje.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?