Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Mbrojtjes: Incidentet teknologjike, rreziku më i madh pas shpërthimit të digave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ministria e Mbrojtjes: Incidentet teknologjike, rreziku më i madh pas shpërthimit të digave
EkonomiKryesore

Ministria e Mbrojtjes: Incidentet teknologjike, rreziku më i madh pas shpërthimit të digave

Published: March 26, 2023
Shpërndaje

Incidentet teknologjike janë po aq të rrezikshme sa fatkeqësitë natyrore të tilla si tërmetet përmbytjet, shpërthimi i digave dhe si të tilla duan ekipe emergjencë në dispozicion.

Ministria e Mbrojtjes, e cila ka nën mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile në një prononcim për “Monitor” renditi incidentet teknologjike si rrezikun më të madh pas shpërthimit të digave dhe me efekt të njëjtë me përmbytjet.

Dy vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një seri sulmesh kibernetike, ku të dhëna sensitive të qytetarëve u publikuan masivisht.

- Publicitet -

Ministria e Mbrojtjes sqaroi se risqet më kritike nga fatkeqësitë, të cilat kanë një potencial të lartë për ndikim negativ në zhvillimin e vendit renditen: përmbytjet, rreziqet teknologjike, sëmundjet infektive, të pasuara nga rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet dhe zjarret.

Përmbytjet janë një ndër fatkeqësitë natyrore që ndodhin më shpesh në Shqipëri. Për një periudhë kthimi prej 100 vitesh, risku i përmbytjes (risku ёshtё kombinimi i mundësisë së ndodhjes së një ngjarjeje dhe të pasojave të saj negative) është mjaft i lartë, sidomos në Ultësirën Perëndimore.

Sipas analizës krahasuese të qarqeve për risqet e paraqitura në gjashtë raportet tematike, qarqet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive në vend përfshijnë Tiranën, Vlorën dhe Shkodrën (risk i lartë), pasuar nga Fieri, Elbasani dhe Durrësi (risk i lartë). Berati dhe Kukësi (mesatar në të lartë), Korça, Lezha, Dibra, dhe Gjirokastra (risk mesatar) janë më pak të rrezikuara për sa i përket rreziqeve kryesore, raportoi Ministria e Mbrojtjes.

Rekomandimet e dhëna në raportin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë në nivel qendror, janë reflektuar në prioritete në Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë (gjithashtu në proces miratimi me VKM).

Financimi i këtyre risqeve sipas prioritetit (nga risku më i lartë në riskun me të ulët), është kostuar dhe paraqitur në Planin e Veprimit 4 vjeçar, në projekte specifike me fokus unik ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e sistemit të mbrojtjes civile, sqaroi Ministria e Mbrojtjes.

Dikasteri i Mbrojtjes sqaroi se, pas tërmetit të vitit 2019, janë rritur kapacitetet teknike (mjete dhe pajisje speciale për kërkim shpëtim në rast tërmetesh) dhe njerëzore për kërkim-shpëtim në rast tërmeti.

Është krijuar Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile, strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes e cila ka ne përbërje të saj kapacitetet teknike dhe njerëzore për operacione kërkim shpëtimi në rast zjarresh, tërmetesh, përmbytjes, terrene malore dhe për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora.

Por më tej sqaroi se, kapacitetet për përballimin e fatkeqësive natyrore mund të mos jene asnjëherë të mjaftueshme, kjo për shkak të natyrës dhe intensitetit të fatkeqësisë natyrore (rasti i fundit i tërmetit në Turqi).

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. K R on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  2. Kopilat e Ramizit on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  3. Malet me blerim mbuluar on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  4. Ana on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  5. Demokrat on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?