Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Greqia refuzoi ndihmën e zjarrfikësve shqiptarë, Ministria e Mbrojtjes: Na thanë se s’kanë më nevojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Greqia refuzoi ndihmën e zjarrfikësve shqiptarë, Ministria e Mbrojtjes: Na thanë se s’kanë më nevojë
Politike

Greqia refuzoi ndihmën e zjarrfikësve shqiptarë, Ministria e Mbrojtjes: Na thanë se s’kanë më nevojë

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar lajmin për refuzimin e ndihmës së zjarrfikësve shqiptarë që shkuan për të shuar flakët në shtetin fqinj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministria e Mbrojtjes shkruan se Shqipëria ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, por është refuzuar.

Sakaq shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave të tragjedisë, ku humbën jetën 18 persona, të dyshuar si emigrantë.

- Publicitet -

Postimi i plotë:

Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie!

Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj, në ndihmë të kolegëve grekë, në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.

Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera.

Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e anagazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • “Një fuoristradë më preu disa herë rrugën, pasi filmova marrjen e inerteve nga Shkumbini”
  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë
  • VIDEO: Arrestohet pasi protestoi pranë makinës së Kryeministrit

Komentet e Fundit

  1. Sa turp!! on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. K R on Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
  3. K R on VIDEO: Arrestohet pasi protestoi pranë makinës së Kryeministrit
  4. K R on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  5. Vlora 97 on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?