Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja Ibrahimaj: Ende s’ka vendim për bonusin për pensionistët, synimi ynë rritja e pagave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ministrja Ibrahimaj: Ende s’ka vendim për bonusin për pensionistët, synimi ynë rritja e pagave
EkonomiKryesore

Ministrja Ibrahimaj: Ende s’ka vendim për bonusin për pensionistët, synimi ynë rritja e pagave

Published: March 8, 2023
Shpërndaje

Në muajin prill Qeveria ka parashikuar që të marrë taksën e jashtëzakonshme të prodhuesve të mëdhenj energjisë dhe me këtë taksë të re në buxhetin e shtetit kishte premtuar një tjetër bonus për pensionistët.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tha se ende nuk ka një vendim në lidhje me këtë, teksa renditi nismat e qeverisë për indeksim dhe rritje të pagave.

Ajo tha se me rritjen e pagës minimale synohet ndikimi në strukturën e pagave, rritjen e tyre edhe në sektorin privat.

- Publicitet -

“Ne kemi të parashikuar në buxhet për këtë vit një fond që i dedikohet mbështetjes sociale. Po punojmë intensifikisht për rritjen e pagave. Do të synojmë rritje të pagave jo vetëm për sektorin publik por edhe sektorin privat. Një nga hapat që ndërmorëm ishte rritja e pagës minimale. Do të ketë ndikim në të gjithë strukturën e pagave, jo vetëm në administratën e publike por edhe në sektorin privat. Ne do të vijojmë me politikën e indeksimit të pensioneve. Për momentin nuk kemi një politikë të një shpërblimi të menjëhershëm në muajin prill”, tha Ibrahimaj.

Kujtojmë se lajmin për bonusin e dytë të ndihmës për pensionistët e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama. Sidoqoftë, kreu i qeverisë tha aso kohe se taksa do të mblidhet në muajin prill dhe pas kësaj do të akordohet sërish një bonus për të mbështetur pensionistët në mënyrë që të mos preken nga inflacioni i luftës. Përveç këtij bonusi, pensionistët morën edhe shpërblimin nga Pakoja e Madhe.

Më shumë se 8 miliardë lekë të reja është paketa mbështetëse që Qeveria ka vendosur të miratojë për t’i qëndruar pranë 1 milionë shqiptarëve dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Nga kjo paketë do të përfitojnë 695 mijë pensionistë nga 8 000 lekë të reja.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?