Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miratimi i ‘Paketës së Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj e Braçe dhe hapja e zyrës së PE, çfarë ndodhi sot në Kuvend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Miratimi i ‘Paketës së Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj e Braçe dhe hapja e zyrës së PE, çfarë ndodhi sot në Kuvend
Lajmi i funditPolitike

Miratimi i ‘Paketës së Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj e Braçe dhe hapja e zyrës së PE, çfarë ndodhi sot në Kuvend

Published: March 13, 2025
Shpërndaje

U zhvilluan ditën e sotme (13 mars) punimet e seancës plenare në Parlament, ku u diskutuan në rend dite disa prej çështjeve të rëndësishme, përfshi edhe projektligji i “Paketës së Maleve”, hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Tiranë dhe shtyrja e afateve të Komisioneve Xhafaj dhe Braçe.

Pas diskutimeve dhe debateve mes palëve, ku binte në sy boshatisja e sallës nga deputetët e PD-së pas përjashtimit nga listat e kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit të pjesës më të madhe të tyre prej Sali Berishës, u kalua edhe në votim.

Dhjetë projektligje morën miratimin me shumicë votash, ku ra në sy vota pro e deputetëve opozitarë Bujar Leskaj dhe Nusret Abdullës në disa prej tyre dhe në veçanti atë për hapjen e zyrës së Parlamentit Evropian në Shqipëri për Bankën e Investimeve.

- Publicitet -

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së facilitetit mes Shqipërisë dhe BE-së mori 73 vota pro, kurse ai për “Paketën e Maleve” mori përveç 73 votave pro të mazhorancës, edhe 1 kundër dhe 1 abstenim të deputetëve opozitarë në sallë.

Kultivimi i kanabisit mjekësor mori shumicë votash me 74 prej tyre, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji për asistencën 73 vota pro dhe abstenimin e deputetit Leskaj.

Gjithashtu u miratuan edhe shtyrjet e afateve të Komisioneve të Posaçëm dhe të Dezinformimit të Fatmir Xhafajt dhe Erion Braçes me 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri” siguroi 72 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim.

Ra në sy fakti se për të votuan edhe dy deputetë opozitarë, Bujar Leskaj me Nusret Avdulla.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City” për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme mori 74 vota pro, 1 kundër e Bujar Leskajt dhe asnjë abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, mori 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar” mori 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligjet e votuara në Parlament:

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”
73 vota pro
0 kundër
0 abstenim

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri”.
72 vota pro, (mes tyre Leskaj e Avdylla)
0 kundër
0 abstenim

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.
74 vota pro
1 kundër, Bujar Leskaj
0 abstenim

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor””
74 vota pro
0 kundër
0 abstenim

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së facilitetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje”
73 vota pro
0 kundër
0 abstenim

-Projektligji “Për Paketën e Maleve”
73 vota pro
1 kundër
1 abstenim

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”.
74 vota pro
0 kundër
0 abstenim

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë””.
73 vota pro
0 kundër
1 abstenim (Leskaj)

-Zgjatja e afatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqipërinë 2030 (Komisioni i Fatmir Xhafajt)
73 vota pro
0 kundër
0 abstenim

-Zgjatja e afatit të Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin (Komisioni Braçe)
73 vota pro
0 kundër
0 abstenim

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?