Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mirë i ka ata rrotull. Ja kanë marrë dorën uturakut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Mirë i ka ata rrotull. Ja kanë marrë dorën uturakut
opinion

Mirë i ka ata rrotull. Ja kanë marrë dorën uturakut

Published: July 27, 2025
Shpërndaje

 

Ka një përpjekje për të hapur një debat rreth rihapjes së PD, rikthimit të garës për lider të ri apo pranim të mendimit ndryshe. I gjithë debati zhvillohet mbi premisa tërësisht të gabuara, madje të shpikura.

Po ta shikosh debatin, duket sikur PD është një parti normale, që ka një ofertë serioze në treg dhe tani problemi është si të zgjedhim liderin, si të zgjedhim personazhet dhe si të rrisim konkurrencën.

- Publicitet -

Këto janë rrethana të shpikura dhe nëse debatin e mbështet mbi rrethana të shpikura, atëherë një problem që është dramatik e bën qesharak.

E vërteta e PD nuk është që nuk do të hapet, që nuk do lider të ri apo që nuk është produktive. E vërteta e PD është që nuk ka më interes për të. Dhe kjo është një dramë e madhe.

Sali Berisha e ka bërë të parëndësishme PD-në, pasi e ka bërë të palëkundshme, të pamotivueshme si parti dhe mbi të gjitha të papërspektivë.
Duke deklaruar se është i dërguar i zotit për të mos ikur kurrë nga PD dhe duke parë që ai nuk është i interesuar të fitojë zgjedhjet por të ketë një aktivizëm për hallet e veta,

PD nuk është më një ofertë për shoqërinë shqiptare. Ai është një projekt familjar i destinuar të zvogëlohet dhe të degradojë në një çetë bajraktarësh.

Këto thirrjet që nga Alimehmeti e deri tek Nard Ndoka që Berisha të jetë lider dhe të shikojmë problemet e tjera e bëjnë qesharak këtë debat.

Fakti që PD është e parëndësishme, e palëkundshme dhe mbi të gjitha e papërspektivë lidhet pikërisht me atë që Sali Berisha është në krye të saj dhe as ka ndërmend të bëjë garë, as ka ndërmend të njohë humbje, as ka ndërmend të ripërtërijë partinë për fitore.

Kur flitet sikur PD ka nevojë të hapet, sikur PD ka nevojë të ketë garë apo sikur PD ka nevojë të ketë debat, duket sikur duan t’i gjejnë faraonit të PD ushtarë të rinj për t’i murosur bashkë me të varr, dhe jo sikur duan të gjejnë lider të ri, e të bëjnë parti të re.

Oferta për t’iu bashkuar këtij debati apo këtij realiteti të shpikur në PD është ofertë e skaduar qysh në fillim.

PD e mbetur, është duke u bërë thirrje mbeturinave të saj të mobilizohen dhe një herë më so e shpëtojnë Berishën. Berisha nuk ka nevojë për ta, lodhen kot. Humbja, që është gjëja më e rëndë për një lider, është një problem i zgjidhur për Berishën: për të fajësuar kundërshtarin.

Ripërtëritja e partisë që është një detyrim, po ashtu është një problem i zgjidhur se e ka caktuar veten të dërguar të zotit.

Pastaj këto zërat qesharak që Berisha duhet të rithemelojë PD-në, pasi ajo katër vjet më parë ishte rikthim, janë akoma më qesharakë. Berisha nuk është rikthyer kurrë në PD. Berisha aty ka qenë 35 vjet në krye të saj, herë me të deleguar e herë vetë.

Sa herë të deleguarit i dilnin nga reshti, i zbonte. Selamin e zboi me dhunë, për një muaj se ishte në pushtet. Lulin e zboi për disa muaj me hunj se nuk ishte në pushtet. Por nuk është rikthyer, se aty ka qenë. Një lider rikthehet kur mund një kundërshtar që e ka dëbuar nga PD.

Berisha vetëm ka dëbuar dhe s’ka zbuar askush nga PD që të rikthehet. Thjesht tani ka vendosur të mos delegojë më askënd derisa të vdesë. Atëherë prisni, se është çështje biologjike, nuk është çështje politike. Kur ta zgjidhë Zoti, fillojeni këtë debatin.

Tani është debat si t’ia bëni pleqërisë të këndshme Berishës duke ia ripërtërirë ushtarët. Lëreni, se s’ka moshë të mësohet me të rinj. Mirë i ka ata rrotull. Ja kanë marrë dorën dhe uturakut dhe kateterit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret ne SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria
  • BE po “eksporton” azilin jashtë Evropës, Amnesty International sulmon marrëveshjen Itali-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Propaganda dhe realiteti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  2. Buda on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  3. Xoni on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  4. Liria on Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin
  5. Zeqineja on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?