Ministria e Jashtme ka propozuar emrat e 12 ambasadorëve të rinj për të drejtuar misionet diplomatike të Shqipërisë jashtë vendit.
MEPJ ka propozuar Mustafa Nanon në Zvicër, Ervin Bushatin në SHBA, Ilir Gjonin në NATO, Ridi Kurtezin në Emiratet e Bashkuara Arabe, Zhaklina Peton në Malin e Zi, Vasilika Hysin në Kombet e Bashkuara dhe Organizata të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, etj.
Propozimi i plotë Ministrisë së Punëve të Jashtme:
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka, në mbështetje të nenit 26, Ligjit nr. 23/2015, “Per shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, ka nisur procedurën ligjore, për emërimin në postet e Kreut të Misioneve Diplomatike, si me poshtë.
Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikes se Shqipërisë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, resident. Znj. Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiploté i Republikës së Shqipërisë, në Malin e Zi, rezident
Znj. Adia Sakiqi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë, në Republiken Federale të Gjermanisë, rezident.
Ervin Bushati, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotě i Republikës së Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe Ambasadori Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamase, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemales dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo rezident
Ilir Gjoni, kandidat per Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikes se Shqipërisë, në NATO, rezident.
Znj. Vasilika Hysi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë, në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
Znj. Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Shtetin e Izraelit, rezident.
Fatmir Velaj, kandidat per Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplot i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Austrisë, rezident.
Znj. Blerta Kadzadej, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Turqisë, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republiken Islamike te Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.
Znj. Majlinda Frangaj, kandidat për Ambasador i Jashtezakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Selinë e Shenjtë në Vatikan rezident.
Mustafa Nano, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë, në Konfederatën e Zvicrës, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.
Uran Ferizi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irlandës, jo rezident.
Referuar nenit 26, pika 4 i ligjit të sipërcituar, lutemi parashikimin nga ana juaj të seancës dëgjimore, në Komisionin e Politikës së Jashtme, për kandidatët për Ambasadorë.
p.k\dita
