Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mite dhe fakte, çfarë duhet të dini rreth vaksinave të gripit dhe Covid
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mite dhe fakte, çfarë duhet të dini rreth vaksinave të gripit dhe Covid
AktualitetShendetesi

Mite dhe fakte, çfarë duhet të dini rreth vaksinave të gripit dhe Covid

Published: January 27, 2023
Shpërndaje

Autoritetet e shëndetit publik sqarojnë se kushdo mund të infektohet nga gripi dhe koronavirusi dhe problemet serioze që lidhen me secilën prej këtyre sëmundjeve, mund të ndodhin në çdo moshë. Por, pavarësisht kësaj, janë disa kategori të cilat kanë një risk edhe më të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda shëndetësore në rast se infektohen me grip, apo koronavirus. Konkretisht, bëhet fjalë për grupe të tilla të popullatës, siç janë: personat që janë mbi 60 vjeç, pacientët që janë me sëmundje kronike (si: diabeti, astma, sëmundjet e zemrës, problemeve të mushkërive, etj), personat që janë mbipeshë, gratështatzëna, si dhe fëmijët.

Tek kategori konstatohen edhe ndërlikimet më të rënda të shkaktuara nga gripi dhe koronavirusi, për të cilat në pjesën dërrmuese të rasteve kërkohet edhe hospitalizimi i tyre. Sipas autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mënyra më e mirë dhe hapi më i rëndësishëm për të parandaluar format e rënda dhe pasojat fatale që mund të shkaktohen nga gripi dhe koronavirusi mbetet aplikimi i vaksinës.

Prej disa javësh aplikimi i vaksinave ka nisur të bëhet edhe në vendin tonë, dhe autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar që ato mund të merren në të njëjtën kohë për të dyja sëmundjet. Kështu, çdo qendër shëndetësore, poliklinikë dhe spital ka të përcaktuara mjediset përkatëse për vaksinimin ndaj gripit, dhe koronavirusit. Ndërsa për personelin shëndetësor vaksinimi ndaj gripit dhe Covid-19 po kryhet në vendin e punës në spitale apo qendra shëndetësore dhe poliklinika, po në të njëjtën formë veprohet edhe me grupet e tjera të riskut. Çdo qendër shëndetësore apo spital jep mundësinë edhe për vaksinimin e fëmijëve të moshës 6-12 vjeç.

- Publicitet -

Ndonëse të moshuarit janë ata që kanë aplikuar më së shumti kryerjen e vaksinës, tek grupet e tjera ka ende dilema të shumta në lidhje me vaksinimin, si ndaj gripit ashtu edhe ndaj koronavirusit. Dilema këto që kanë të bëjnë me sigurinë që ofrojnë këto vaksina. E ndërsa vijon të përsërisë apelin për mosneglizhim të vaksinimit, veçanërisht gjatë kësja periudhe ku rastet janë shtuar së tepërmi (veçanërisht të gripit), autoritetet e shëndetit tregojnë se cilat janë mitet që nuk duhet të besohen rreth aplikimit të vaksinave. Në vijim të shkrimit gjeni 9 mitet dhe faktet më të zakonshme që duhet të dini rreth marrjes së vaksinës së gripit dhe asaj të Covid-19.

Vaksina e gripit sezonal mbron ndaj viruseve të cilët mendohet se qarkullojnë gjatë sezonit të gripit,  kryesisht nga Tetori deri në Maj. Kundërtrupat fillojnë të zhvillohen në trup dy javë pasi është kryer vaksina. Këto kundërtrupa mbrojnë ndaj infeksioneve të shkaktuara nga viruset e gripit të cilët janë të ngjashëm ose të njëjtë me ato viruse me të cilët është prodhuar vaksina.Ndërsa në rastin e koronavirusit, kundërtrupat fillojnë të zhvillohen në trup 2-3 javë pasi është kryer vaksina kundër Covid-19. Krahas vaksinimit, edhe imuniteti qelizor luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen ndaj formave të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.

  1. MIT: Vaksinat ndaj gripit dhe Covid-19 nuk janë të sigurta?

FAKT: Vaksinat ndaj gripit dhe Covid-19 janë të sigurta. Problemet serioze nga vaksina e gripit dhe koronavirusit janë shumë të rralla. Efektet anësore më të zakonshme janë: pak dhimbje dhe skuqje në vendin e injeksionit, temperaturë e lehtë, lodhje dhe dhimbje trupi që kalojnë pas 1 ose 2 ditësh.

  1. MIT: Nëse vaksinohem ndaj gripit dhe Covid-19, nuk infektohem më?

FAKT: Vaksinimi me vaksinën e gripit sezonal të mbron vetëm ndaj disa viruseve të gripit. Vaksina e gripit nuk të mbron ndaj viruseve të tjerë që shkaktojnë rrufën, të ftohtit e zakonshëm, apo sëmundje të ngjashme me gripin. Prandaj mund të sëmureni nga këto sëmundje edhe pse keni marrë vaksinën e gripit. Vaksinimi ndaj COVID-19 dhe gripit ulin rrezikun e infektimit nga Covid-19 dhe gripit, por është me rëndësi të ritheksohet se vaksinimet për këto sëmundje të mbrojnë ndaj formave të rënda, hospitalizimeve dhe vdekjeve.

  1. MIT: Vaksinat më infektojnë me grip ose Covid-19.

FAKT: Jo, kjo gjë nuk është e vërtetë. Nuk mund të infektoheni nga gripi kur vaksinoheni me vaksinën e gripit dhe ju nuk mund të infektoheni nga Covid-19 kur vaksinoheni me vaksinën kundër Covid-19.

  1. MIT: Nëse vaksinohem ndaj gripit ose Covid-19 një herë, nuk kam nevojë të vaksinohem përsëri.

FAKT: Çdo vit shfaqen shtame të reja të virusit të gripit. Edhe nëse jeni vaksinuar vitin e kaluar, imuniteti që keni është jo i mjaftueshëm dhe ju nuk do jeni të mbrojtur ndaj viruseve të gripit që janë në qarkullim. Dozat përforcuese të vaksinës kundër Covid-19 janë të rëndësishme për të rritur imunitetin tuaj ndaj Covid-19 pavarësisht nëse jeni infektuar më parë ose jo. Ndiqni rekomandimet e vaksinimit ndaj Covid-19.

  1. MIT: Vaksinat nuk funksionojnë

FAKT: Organizata Botërore e Shëndetësisë ka quajtur ujin e pastër dhe vaksinimin si dy ndërhyrjet që kanë impaktin më të madh tek njerëzimi. Vaksinimi funksionon.

  1. MIT: Personeli shëndetësor nuk duhet të vaksinohet

FAKT: I gjithë personeli i sistemit shëndetësor, i cili ka kontakt të ngushtë me pacientët duhet të vaksinohet ndaj gripit. Në të përfshihet stafi mjekësor dhe ai teknik (jo/mjekësor).

  1. MIT: Gripi ose Covid-19 nuk i rrezikon gratë shtatzëna.

FAKT: Gratë shtatzëna që preken nga gripi apo Covid-19 mund të sëmuren shumë më rëndë sesa personat e tjerë. Studimet kanë treguar se gratë shtatzëna me një sëmundje respiratore nga gripi ose Covid-19 kryejnë më shumë vizita mjekësore, më shumë shtrime dhe qëndrime të gjata në spital apo kane një rrezik më të lartë për forma të rënda, ndërprerje të shtatëzanisë dhe fatalitete.  Për këtë kategori, vaksina e gripit dhe ajo ndaj koronavirusit mund të merret në çdo kohë gjatë shtatzënisë. Gratë shtatzëna këshillohen t’a marrin sa më shpejt që të jetë e mundur kur të jetë e disponueshme dhe të këshillohen me gjinekologët e tyre ose ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor rreth imunizimit. Gratë shtatzëna duhet të marrin vaksinën e inaktivuar të gripit, e cila injektohet në rrugë intramuskulare, në krah. Sa i takon mbrojtjes kundër koronavirusit, gratë shtatzëna duhet të marrin vaksinën që përmban mARN kundër Covid-19, e cila injektohet në rrugë intramuskulare, në krah.

 

  1. MIT: Nuk mund të marr dozën e vaksinës së gripit apo vaksinën kundër Covid-19 kur ushqej fëmijën me qumështin e gjirit.

FAKT: Të dyja këto vaksina janë të sigurta dhe rekomandohen të kryhen edhe gjatë gjidhënies. Kundërtrupat që krijohen pas vaksinimit mund të kalojnë tek fëmija përmes qumështit të gjirit, duke reduktuar mundësinë e fëmijës për t’u sëmurur nga gripi apo Covid-19.

  1. MIT: Unë jam i shëndetshëm, nuk infektohem nga gripi ose Covid-19.

FAKT: Gripi dhe Covid-19 janë probleme serioze të shëndetit publik pasi mund të shkaktojnë gjendje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe vdekje, sidomos tek grupet me risk të lartë. Por, çdo njeri mund të sëmuret shumë rëndë nga gripi dhe Covid-19. Gripi dhe Covid-19 mund të prekin çdo grup-moshë.

Pse nuk duhet të neglizhohet vaksinimi ndaj Gripit dhe Covid-19?

  • Gripi dhe Covid-19 janë infeksione virale akute, të cilat përhapen lehtë nga njeriu tek njeriu.
  • Gripi dhe Çovid-19 mund të prekin çdo njeri në çdo grup-moshë.
  • Gripi dhe Covid-19 janë probleme serioze të shëndetit publik pasi mund të shkaktojnë gjendje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe vdekje, sidomos  tek grupet me risk të lartë.
  • Çdo njeri mund të sëmuret shumë rëndë nga gripi dhe Covid-19.
  • Stafi mjekësor mund ta marri gripin dhe Covid-19 nga kolegët apo pacientët të cilët janë te infektuar dhe duke u vaksinuar ndaj gripit dhe Covid-19 ju mbroni vetveten, familjen. kolegët dhe pacientët tuaj.
  • Nëse sëmureni me grip dhe Covid-19 ju mund ta transmetoni atë tek të tjerët edhe pse mund të mos ndiheni të sëmurë apo nuk keni shenja klinike.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • METAMORFOZA – Pëllumb Gjoka dënohet 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje. Ish-zyrtari i Policisë dënohet me 5 vjet
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?