Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mitmarrja, dalin përgjimet e zyrtarëve të Dimalit: “Mos ja q* r*”, dy mijë i thashë çunave, mos e çaj kokën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mitmarrja, dalin përgjimet e zyrtarëve të Dimalit: “Mos ja q* r*”, dy mijë i thashë çunave, mos e çaj kokën
AktualitetKronikeKryesore

Mitmarrja, dalin përgjimet e zyrtarëve të Dimalit: “Mos ja q* r*”, dy mijë i thashë çunave, mos e çaj kokën

Published: February 20, 2023
Shpërndaje

Përgjimet e dala nga dosja e Dimalit, pas një vit hetime nga SPAK kanë zbuluar skemën e korrupsionit të zyrtarëve pranë bashkisë Ura-Vajgure, ku përmes përgjimeve dhe fotografimit, SPAK ka zbuluar tablonë e plotë kriminale të kryer nga disa persona.

Personat më aktivë në këtë skemë rezultojnë të jenë Arben Guraj përgjegjës i Transportit, pranë kësaj bashkie dhe Altin Pali, Drejtori i Zyrës Urbanistike, pranë bashkisë Ura-Vajgurore.

Në një komunikim telefonik të kryer mes Altin Palit dhe Arben Guraj, dy zyrtarët bisedojnë në mënyrë të koduar, ku Altini i thotë Arbenit:”…do marrim rrogë, këtë muaj apo jo…”. Ndërsa nga ana tjetër Guraj ia kthen:”…kur të kam lënë në baltë ndonjëherë…”.

- Publicitet -

Sipas SPAK, kjo bisedë dhe shumë biseda të tjera të përgjuara, tregon se zyrtarët e Urbanistikës në Bashkinë “Ura-Vajgurore”, e kishin kthyer në biznes mitmarjen, duke kërkuar vazhdimisht “rroga” çdo muaj prej qytetarëve.

Ndërkohë në një tjetër bisedë të përgjuar nga SPAK, del qartë se si makinat e bashkisë së Ura-Vajgurore, jepen me qëra për llogari të subjektit tregtar të Vait Koshit. Mësohet se bëhet fjalë për një fadromë ose eskavator, që përgjegjësi i Transportit në Bashki, ia jep Vait Koshit, në mënyrë që ky ta përdorë në jë shesh ndërtimi që kishte nisur në Roskovec.

Teka shikon që Arbeni kërkona ta refuzojë, Vait Koshi i thotë se në këtë rast duhet të shikojë interesin privat dhe jo atë shtetëror, pasi punët e shtetit nuk mbarojnë asnjëherë.

Nga transkriptimi i bisedave të cilat janë pasqyruar në mënyre më të detajuar në dosjen hetimore rezultojnë komunikime me interes të hetimit të zhvilluara nga Arben Guraj dhe personat e tjerë të cilat janë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Konkretisht në telefonatën e datës 11 shtator 2020 Arben Gurraj bisedon me administratorin e shoqërisë tregtare, Vait Koshi, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Arbeni: Dy mijë i thashë çunave 2000 (dy mijë) siç më the ti. Shif merrni ndonjë gjë për vete, mos punojmë qyl këtu.

Vaiti: Po ça të them unë tani, hajde se do flasim.

Arbeni: Për ty jo për mua, për Zotin ore….!

Vaiti: Po normale, mos e vrit mendjen, hajde se do flasim.

Arbeni: Ç’më duhet mua, unë….. fitoni ju…. pse ti marrin ata….

Vaiti: Mos e çaj kokën se do flasim.

Arbeni: Pazarin sa e ke bërë…., dy e gjysëm ti them, apo e ka bërë Altini?

Vaiti: Opo s’kemi bërë asgjë ne, se i rregullojmë ato, po thoji njëherë.

Ndërkohë në një bisedë tjetër të zhvilluar serish mes Arben Guraj dhe Vait Koshit, zhvillohet një komunikim, ku Arbeni pret që Vaiti, ti çojë pagesën e parave. Shuma prej 1 milion lekë ishte për dikë tjetër, që Arben Guraj, duhet t’ia çonte pasi siç thotë dhe vetë ai në komunikim, kishte mbetur i turpëruar.

Arbeni: Po ça shef, pse më turpëron me njerëzit o burri dheut, unë të përgjigjem!

Vaiti: Të thashë pra sot jam atje.

Arbeni: Unë të rri pronto, ti më tall me ashtu…, me njerëzit mua. Unë të thashë se kush është…..

Vaiti: Po jo re, sot, sot jam atje or burrë.

Arbeni: Unë të thashë kush është në valle.

Vaiti: E mora vesh po të them, sot jam atje.

Arbeni: Nuk e di? Hajde sot, ma zgjidh këtë punë.

Nga përmbajta komunikimeve të mëtejshme telefonike të kryera mes Arben Guraj dhe Vait Koshi, kuptohet fakti se Arben Guraj pret që Vait Koshi t’i sjellë pagesën. Konfirmim i këtyre përgjimeve janë edhe në raport me veprimet BKT dega Fier, ku Vaiti ka tërhequr shumën prej 100.000.00 Lek.

Ndërkohë në një tjetër bisedë të përgjuar nga SPAK, del qartë se si makinat e bashkisë së Ura-Vajgurore, jepen me e për llogari të subjektit tregtar të Vait Koshit. Mësohet se bëhet fjalë për një fadromë ose eskavator, që përgjegjësi i Transportit në Bashki, ia jep Vait Koshit, në mënyrë që ky ta përdorë në një shesh ndërtimi që kishte nisur në Roskovec. Teka shikon që Arbeni kërkona ta refuzojë, Vait Koshi i thotë se në këtë rast duhet të shikojë interesin privat dhe jo atë shtetëror, pasi punët e shtetit nuk mbarojnë asnjëherë.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Vaiti: Me sa do ma lësh me qera mua, për nja 10 ditë me gjithë shofer, ta paguaj unë shoferin e të japë qeranë, në Roskovec?

Arbeni: Ça do bësh?

Vaiti: Kam sheshin për të bërë o burrë, lëvizje brenda përbrenda, d.m.th. të punoj gjithë ditën të bëj 10 km. Naftën ja hedh unë, po ti më thuaj qeranë.

Arbeni: Jo jo, s’bëhet tani, kam punë.

Vaiti: Ke punë…, mos ja q….robt.

Arbeni: Kemi punë, kemi punë.

Vaiti: Po ça pune.., s`mbaronë puna e shtetit o burrë. Shiko privatin ore, se shteti atë punë ka….

Arbeni: Hajt, flasim nga afër e sqarohemi…

Pak ditë më parë gjykata e posaçme vendosi të mbyllë në burg Altin Palin, Arben Guraj, Vait Koshin dhe Arjan Demiraj. Ndërsa për Agim Çunin, specialistin e emergjencave është vendosur masa e arrestit në shtëpi dhe shefen e urbanistikës V.J është caktuar masa e detyrimit.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  • Ndahet nga jeta në moshë të re pas një ndalimi zemre bashkëshorti i deputetes
  • “Kuvendi nuk ndërhyri”, shoqatat e magjistratëve: Nga 1 gushti pagat llogariten sipas formulës së Kushtetueses
  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Trapajane hesapi on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?