Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mjekët tanë po i merr Evropa, Rama: Do marrim masa për studentët që largohen nga vendi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Mjekët tanë po i merr Evropa, Rama: Do marrim masa për studentët që largohen nga vendi
KryesoreShendetesi

Mjekët tanë po i merr Evropa, Rama: Do marrim masa për studentët që largohen nga vendi

Published: March 22, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ishte në Spitalin e ri Qëndror në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që hapi dyert e shërbimit për pacientët.

Ndër të tjera Rama, nuk harroi të përmendte studentët e mjekësisë si edhe fenomenin e largimit të tyre në, e për këtë bëri me dije janë gati politikat që do të bëjnë që këta studente të qëndrojnë në Shqipëri.

“Dhe për këtë arsye, ne do të kombinojmë disa masa detyrimisht dhe patjetër që ne nuk mund ta vazhdojmë, e kam thënë disa herë dhe po e përsëris, përpara se të formësojmë edhe një politikë të caktuar për këtë, në vijim, që të financojmë studimet në mjekësi me një ndarje me studentët që është absolutisht e kuptueshme, tërësisht e pranueshme kur studentët qëndrojnë në Shqipëri,” tha ndër të tjera Rama.

- Publicitet -

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk është vetëm një fenomen i Shqipërisë dhe faktikisht ata që kanë lëvizur dhe kanë shkuar përpara, kanë krijuar një reputacion shumë të mirë, gjë që bën që nga Gjermania, por edhe nga disa vende të tjera, ata që vijnë nga Universiteti i Mjekësisë në Shqipëri, konsiderohen me një nivel të pranueshëm për t’u integruar me shpejtësi në tregun e atjeshëm të punës në shërbimin shëndetësor.

Dhe për këtë arsye, ne do të kombinojmë disa masa detyrimisht dhe patjetër që ne nuk mund ta vazhdojmë, e kam thënë disa herë dhe po e përsëris, përpara se të formësojmë edhe një politikë të caktuar për këtë, në vijim, që të financojmë studimet në mjekësi me një ndarje me studentët që është absolutisht e kuptueshme, tërësisht e pranueshme kur studentët qëndrojnë në Shqipëri. Por nuk mundet dot Shqipëria të financojë shërbimin shëndetësor gjerman. Këtë ia kam thënë edhe palës gjermane, por pala gjermane shikon interesin e vet, ndërkohë që ne nuk mund dot të cënojmë interesin tonë dhe nuk mund të pranojmë që një student në mjekësi, të paguajë 1/16 e kostos së studimit dhe të gjithë pjesën tjetër ta paguajë shteti duke mbuluar një kosto, e cila është 15 pjesë më e lartë sesa tarifa, me kontributet e taksapaguesve dhe në fund studenti të marrë diplomën e të iki në Gjermani apo kudo qoftë tjetër.

Patjetër që ne nuk mund të ndalojmë lëvizjen e lirë dhe nuk mund të mbajmë askënd me zor në Shqipëri, por ama, do të bëjmë një politikë tërësisht të diferencuar të kostos dhe të tarifës, në raport me angazhimin dhe me konkretizimin e angazhimit për të qëndruar në Shqipëri për një periudhë kohe të caktuar, jo përgjithmonë, por për një periudhë kohe të caktuar dhe kjo është gjëja më normale.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?