Gjatë një interviste televizive, deputeti i PS Erion Braçe thotë se séanca e 2 marsit është zënë nga Berisha dhe problemet e PD ndërkohë që në kuvend presin pr.ligje të rëndësishme për tu diskutuar sic janë ligji për detyrimet kontraktore për bujqit.
Brace thotë se debati po mocionin për McGongigal në Kuvend, do të jetë një debat i mbushur me urrejtje, ku do të flitet pa prova e fakte.
“Ku është opozita? Është javë e rëndësishme për një pjesë të PD-së. Parlamenti po të involvohet për një çështje që nuk ka asnjë lloji interesi për njerëzit zakonshëm. Unë mezi prisja që të Kuvend të trajtohej ligji për detyrimet kontraktore për bujqit.
Axhendën e parlamentit e ka zënë Berisha me të tijët. Është një javë e rutinës 33-vjeçare me të njëjtët njerëz. Pas 33 vitesh ka ardhur në limit gjuha që përdoret në Kuvendin e Shqipërisë”, tha deputeti socialist Erion Braçe.
Sipas tij, deputetët duhet të vijnë të diskutojnë për hallet dhe problemet por për shkak të prezencës së Sali Berisha kjo gjë nuk po ndodh, ndaj duhet të funksionojë rregullorja e Kuvendit që kjo lloj gjuhe të frenohet.
“Çmimet janë të tmerrshme. 300 lekë një kg spec, 280 lekë një kg domate. çmimet në Divjakë te serat janë 2 herë më poshtë. Me gjithë koston e lartë atje, nga bujku s’ka produkt që del më shumë se 150-170 lekë për kg. 300 lekë këtu është çmenduri.
Ky është një problem shumë i madh. Është një problem me të cilin duhet të merret Kuvendi. Nuk dua t’i zë vendin ministres së Bujqësisë, por 50% e popullsisë që merren me bujqësi te kenë një zë në Kuvend”, u shpreh Braçe.
m.b./dita
