Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Molotovë mbi fadromat e IKMT në Theth? Policia thotë se u tentua të digjej vetëm një urë druri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Molotovë mbi fadromat e IKMT në Theth? Policia thotë se u tentua të digjej vetëm një urë druri
KronikeLajmi i fundit

Molotovë mbi fadromat e IKMT në Theth? Policia thotë se u tentua të digjej vetëm një urë druri

Published: July 11, 2025
Shpërndaje

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po vijon në Theth, teksa është kundërshtuar nga banorët e zonës, të cilët edhe janë përplasur me zyrtarët e IKMT-së dhe policinë e shtetit.

Në media u raportua sot që fadromat e IKMT në Theth janë qëlluar me molotovë. Por policia e Shkodrës sqaron se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas saj, një person ende i paidentifikuar goditi me një shishe me lëndë djegëse një urë druri, teksa tentoi djegien e saj. Zjarri u fik menjëherë, por ura mori disa dëmtime.

- Publicitet -

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:

Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush fitoi në Londër?
  • Ish-bashkëshortja e familjarit të deputetes bën denoncim të ri publik
  • Reformim, jo Revokim i OKB-së!
  • Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  • Mali i Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

Komentet e Fundit

  1. K R on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Five Company on Loja e gjerë e Hagës
  3. Mara emigrante ne Itali on Nga Lazarati te Kanadaja
  4. Five Company on Loja e gjerë e Hagës
  5. Mollosi on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?