Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Monika Kryemadhi: Ne jemi shpresa e shqiptarëve!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Monika Kryemadhi: Ne jemi shpresa e shqiptarëve!
AktualitetPolitike

Monika Kryemadhi: Ne jemi shpresa e shqiptarëve!

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se sfida e opozitës për 14 majin është të arrijë të fitojë votat e zonës gri. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Kryemadhi tha se duhet të tregojnë që opozita do të sjellë shpresë. Kryemadhi shtoi synimi kryesor i koalicionit Berisha-Meta është të sjellë decentralizimin e bashkive. “Transporti falas pati efekt, të paktën për 200 mijë familje në Tiranë. Çdo familje e sheh si ndihmesë, është të paktën 1 rrogë në një familje të varfër. Ku do i gjesh lekët? Janë paratë e inceneratorëve. Transporti publik falas u pëlqye dhe njerëzit e kuptuan. Duhet punë për zonën gri dhe kjo është sfida e kandidatëve të kryetarëve të bashkisë. Pjesa gri ka një rëndësi, kërkon shpresë. Pjesa gri është kundra qeverisë por do të shohë dritë shprese te opozita”, tha Kryemadhi.

Sa i përket këshillave bashkiakë, Kryemadhi tha se mbetet në fokus të opozitës pasi do të jenë avantazh shumë i madh. “Rikthimi i këshillave bashkiak do të jetë në formën e parlamenteve të qyteteve, një avantazh shumë i madh. Rikthimi i këshillave bashkiak na ka bërë më të ndërgjegjshëm për të kuptuar rolin e madh që ka këshilli bashkiak në demokratizimin e vendit. Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se me Berishën kanë krijuar ri-institucionaizimin e opozitarizmit për shkak të gabimeve që bënë në kohën kur kreu i PD ishte Lulzim Basha. Kryemadhi vijon me sulmet ndaj Bashës që e konsideron kukull që përdorej nga Rama dhe përfitoi financiarisht nga djegia e mandateve. Ndërsa për Berishën thotë se nuk i imponohet por po punojnë për të bërë opozitë të fortë, jo të përsërisin gabimet e të shkuarës.

“Basha na largoi nga institucionet e s’kishim raport kontrollues. Kur një njeri të godet me çizme nuk ka më marrëveshje me të. Basha për të larguar komoditetin e Ramës, mori vendimin që e largoi dhe duke qenë jastë cdo situate legjitimiteti e kishe të pamundur që t’i bëje bllok vendimeve të Bashës. Duke qenë se ike nga pushteti vendor e Parlamenti. I vetmi njeri që përfitoi nga djegia e mandateve ishte Basha. Berisha humbi politikisht se sulmohet në mënyrë të padrejtë nga Basha e institucionet e tjera. Lulzim Basha u bë kukull që përdorej nga Rama. Sot Berisha s’është në këto kushte. I kthehesh bashkive, pra nuk të imponohet dhe as ne atyre. Kemi krijuam ri-institucionalizim të opozitarizmit, po është e vështirë. Njerëzit po nuk e kuptuan gabimin, do e bëjnë prap. Po të ishte Lulzim Basha, mos u çudit se do thoshte prap që do e bojkotonte. Ka mekanizma që kërkojnë të destabilizojnë opinionin publik të Lulzim Bashës. Përdorimi i administratës publike është shkelje ligji”, tha Kryemadhi.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tension para Speciales në Hagë, Policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
  • Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë
  • Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  • Horoskopi ditor, e mërkurë 16 shtator 2026, parashikimi i yjeve për sot
  • Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. L.H on Gjyqi i Historisë
  2. demo on Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  3. Rona rona oeperona, ikin paret si milingona on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  4. his channel world news briefing on SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato
  5. Zdromsi on Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?