Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mos e hidhni votën në kënetë” – Rama: BE do zgjerohet së shpejti me Shqipërinë e Malin e Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Mos e hidhni votën në kënetë” – Rama: BE do zgjerohet së shpejti me Shqipërinë e Malin e Zi
AktualitetPolitike

“Mos e hidhni votën në kënetë” – Rama: BE do zgjerohet së shpejti me Shqipërinë e Malin e Zi

Published: March 21, 2025
Shpërndaje

Shqipëria dhe Mali i Zi do të jenë sipas kryeministrit Edi Rama dy anëtaret më të reja të Bashkimit Europian në një të ardhme të afërt.

Teksa prezantoi ekipin e kandidatëve për Tiranën, Rama tha se kemi mundësin reale për integrimin si kurrë më parë dhe sipas tij Partia Socialiste mund ta realizojë objektivin brenda vitit 2030.

“Për herë të parë, ne kemi një mundësi reale dhe aktuale që të bëhemi anëtar të BE. Nuk e kemi pasur para disa kohësh sepse pavarësisht detyrave tona dhe punës, ka dalë një vend njëherë, një tjetër një herë tjetër dhe kanë thënë jo. Ne kemi dashur, ata nuk kanë dashur. Ajo që na kanë përsëritur është që e ardhmja është tek ne, duhet të punoni më shumë.

- Publicitet -

Ama unë jam dëshmitari, kurrë më parë deri tani që flasim nuk e kam parë atë që shoh sot dhe nuk e kam dëgjuar atë që dëgjoj sot, dëshirën e tyre që kjo të ndodh. Sa herë na thonin jo, unë i thoja do vazhdojmë punën. Kjo nuk mjafton, duhet dhe ata që duan dhe ata duan të zgjerojnë BE dhe i duhet të japin një mesazh që BE po zgjerohet dhe ka vetëm dy vende që mund të anëtarësohen shpejt Shqipëria dhe Mali i Zi. Është e qartë pse ata duan sepse bota është në situatë tjetër”, tha Rama.

Duke u kapur pas këtij objektivi madhor, Rama kërkoi që vota në 11 Maj të mos shkojë dëm dhe të mos hidhet askund tjetër përveçse te logoja e Partisë Socialiste.

 “Me këtë skuadër u kemi dhënë një buqetë. U kemi dhënë të rinjve dhe të rejave mundësin të bëjnë zgjedhjen e tyre duke qenë pjese e kësaj skuadre. Me të gjitha kapacitetet tona kemi ndërtuar partinë më të re që është sot në fletën e votimit për Tiranën. Një parti të re, ama një shalqi me provë që brenda vetes ka dhe eksperiencën e këtyre viteve qeverisje duke i dhënë qytetarëve të Tiranës mundësinë që të shohin përpara përmes të resë dhe të ndihen të sigurt që rruga jonë përpara është e garantuar përmes eksperiencës. Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS është ta çosh votën kot”,deklaroi shefi i qeverisë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata lë në burg një protestues, arrest shtëpie për gjashtë të tjerë
  • ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  • AKUZAT: SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren dhe bashkëshortin
  • Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK
  • FOTO: Bizneset mbyllin qepenat, lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni

Komentet e Fundit

  1. demo on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  2. K R on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  3. Ethem Lalaj on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  4. Liria on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  5. ATSH on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?