Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Flet motra e Izet Haxhisë: “Ngjarja me ilaçet është e qëllimtë, transferimi në Reç më rrit dyshimet”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Flet motra e Izet Haxhisë: “Ngjarja me ilaçet është e qëllimtë, transferimi në Reç më rrit dyshimet”
KronikeKryesore

Flet motra e Izet Haxhisë: “Ngjarja me ilaçet është e qëllimtë, transferimi në Reç më rrit dyshimet”

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

 

Motra e Izet Haxhisë, Ilmia, nuk është vetëm e shqetësuar nga ngjarja e djeshme në rrethana dyshuese, por edhe e revoltuar nga dinamika e të gjithë situatës, për shkak të sjelljes së autoriteteve me të vëllanë gjatë dhe pas procesit.

Ajo shprehet se për ngjarjen në Burgun e Reçit ka dyshime të forta se ka qenë e qëllimshme, sepse edhe më parë nuk kanë munguar provokimet ndaj Izetit, i cili aktualisht trajtohet keq, në kushte të pasigurta në qeli.

- Publicitet -

Më poshtë prononcimi i saj dhënë për gazetën DITA:

“Unë nuk kam ditur asgjë për ilaçet. Shkoj e vizitoj Izetin sepse i dërgoj gjërat e nevojshme në burg, pasi edhe të afërmit e tjerë nuk jetojnë këtu. Unë jam në Tropojë dhe herë pas here e vizitoj. Izetin e njoftoj paraprakisht kur shkoj.

Në datën 10 prill më telefonoi dhe më pyet edhe për ilaçet që i kisha dërguar unë. I them se s’i kam dërguar ilaçe. Më shpjegoi se i kishin thënë se ia kishin dërguar familjarët dhe mendoi të më pyeste mua. I kam thënë në asnjë mënyrë mos i përdor.

Menjëherë jam lidhur me avokatin për të sqaruar situatën. Izeti më tej kishte kërkuar llogari nga punonjësit e burgut se cili familjar ia kishte dërguar, por ata në këto kushte këmbënguljeje nga Izeti, i kishin thënë se kishte pasur një ngatërresë me emrat.

Unë nuk besoj se mund të ngatërrohet kaq lehtë emri i personave të burgosur. Kam dyshime se ka qenë e qëllimshme. Kërkoj që të zbardhet plotësisht dhe të zbulohet e vërteta. Sepse nuk është vetëm kjo. Bashkë me avokatin kishim kërkuar që Izeti të mos lëvizej nga Burgu 302, si për arsye sigurie, ashtu edhe për arsye të gjyqit që ende po vijon. Pasi të mbaronte edhe procesi, të bëhej lëvizja.

Ne nuk e prisnim këtë transferim, ishte i papritur dhe më pas e mësova se e kishin çuar në Reç. Atje kushtet janë mizerabël. Izeti më tha se edhe një stol për tavolinë nuk e kishte, që të mbështetej apo të hante. Kjo ngjarje e shoqëruar edhe me ngatërrimin e ilaçeve duket se nuk janë shumë rastësore.

Unë apeloj ndaj shtetit, burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë që të rritet siguria për Izetin. Im vëlla është i pafajshëm dhe ne kërkojmë vetëm drejtësi prej kaq shumë vitesh. Duam vetëm drejtësinë, sepse jemi të rraskapitur, ju të gazetës DITA e dini më mirë nga të gjithë, jemi të revoltuar dhe rënduar psikologjikisht nga kjo situatë. Duke parë ngjarjet si kanë ndodhur që kur Izeti është dorëzuar, nuk kemi shumë besim tek kjo drejtësi. Unë nuk i besoj aspak…”.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PRIZREN: Promovohet libri “Vallëzim me hënën” i shkrimtarit Namik Dokle, i botuar në Sarajevë
  • “Je transferuar me urdhër të Ramës”, Veliaj letër gjykatëses së GJKKO-së: Hetoni urdhrin
  • Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  • SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve
  • Arrestohet pronari i Alta Bank, Davor Macura i afërt me pushtetin e Vuçiç

Komentet e Fundit

  1. MH on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  2. Thashetheme on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  3. Thashetheme on Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Publikohet intervista që largoi Ramën nga studio
  4. No comment on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  5. Silva on Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Publikohet intervista që largoi Ramën nga studio

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?