Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MSH: Në 2024, rritja e targetuar e pagave do të vijojë me mjekët e familjes dhe infermierët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > MSH: Në 2024, rritja e targetuar e pagave do të vijojë me mjekët e familjes dhe infermierët
AktualitetLajmi i fundit

MSH: Në 2024, rritja e targetuar e pagave do të vijojë me mjekët e familjes dhe infermierët

Published: March 29, 2023
Shpërndaje

Strukturave publike të shëndetit në vend i shtohen edhe 66 mjekë të rinj, punësimi i të cilëve është bërë nëpërmjet konkurrimit të zhvilluar në portalin e punësimit “Mjekë për Shqipërinë”.

Në takimin e zhvilluar me mjekët e rinj të punësuar në këtë fillim viti në qendrat shëndetësore dhe strukturat spitalore, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli, është ndalur edhe tek politikat e rritjes së pagave.

Sipas saj, sikundër edhe është konfirmuar për mjekët specialistë rritja e pagave për këtë vit është me 50 mijë lekë më shumë, ndërkohë që për mjekët e familjes dhe infermierët rritja është në masën 7 për qind.

- Publicitet -

Ministrja Manastirliu bëri e dije se rritja e targetuar do të vijojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm, ku përfitues do të jenë mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

“Do të kemi këtë vit një rritje të targetuar të pagave për mjekët specialist, paga bazë e të cilëve do të rritet me 500 dollarë. Gjithashtu, do të rrisim pagën siç e kemi premtuar, edhe për mjekët dhe infermierët tanë në masën 7 për qind këtë vit. Duke filluar nga viti 2024, ne do të kemi sërish rritje page të targetuar për mjekët e familjes, mjekët e përgjithshëm dhe infermierët tanë, për të garantuar që politika e rritjes së pagave të jetë një politikë e qëndrueshme”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Gjatë takimit me 66 mjekët e rinj, ministrja foli edhe për sistemin transparent të rekrutimit të punonjësve të shëndetësisë në qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit.

“Unë jam krenare për punën që është bërë në drejtim të mundësisë që tashmë mjekët dhe infermierët tanë kanë për t’u punësuar me transparencë dhe meritë në sistemin shëndetësor publik. Ju jeni profesionistët më të rinj brenda sistemit. Jeni 66 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë që përgjatë këtyre muajve të parë të vitit 2023 i jeni bashkuar sistemit tonë shëndetësor publik në kujdesin parësor dhe në atë spitalor”, shtoi ministrja Manastirliu.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?