Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Muaji i Sipërmarrjes, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN bashkëbisedon me studentët e Fakultetit të Ekonomisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Muaji i Sipërmarrjes, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN bashkëbisedon me studentët e Fakultetit të Ekonomisë
Ekonomi

Muaji i Sipërmarrjes, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN bashkëbisedon me studentët e Fakultetit të Ekonomisë

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka prezantuar nismën “Muaji i Sipërmarrjes” që përmban një cikël takimesh me drejtuesit më të lartë të shoqërive të biznesit në vend. E ftuara e parë e kësaj nisme ka qenë Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, e cila ka ndarë me studentët eksperiencën e saj profesionale shoqëruar me pjesë personale që e kanë bërë atë të drejtojë prej thuajse 10 vitesh një ndër grupet e investimeve më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor.
Aktiviteti u drejtua nga pedagogu dhe njëkohësisht Zëvendës Dekani për Marrëdhëniet me Sipërmarrjen dhe Institucionet Publike, Dr. Martin Serreqi. Në fjalën e tij përshëndetëse ai theksoi rëndësinë që ka për universitetin bashkëpunimi me sipërmarrjet private sidomos në plotësimin e njohurive të studentëve me eksperiencë praktike. Ai shtoi “Më vjen shumë mirë që po e nisim këtë cikël takimesh me drejtuesen e një prej grupeve më të rëndësishme në Shqipëri dhe që është i pranishëm në nëntë vende të ndryshme. Grupi BALFIN përveç arritjeve në fushat e biznesit ku është i pranishëm njihet për mbështetjen e vazhdueshme që i jep arsimit universitar.”
Për më shumë sesa një orë Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, iu përgjigj pyetjeve të studentëve kuriozë për arritjet e saj në karrierë, për Grupin BALFIN dhe asaj çfarë kërkohet për të qenë një drejtuese e suksesshme përtej kufijve të Shqipërisë.
“Unë jam një ish studente e Fakultetit të Ekonomisë dhe njësoj si ju tani kam qenë në këto auditorë. Ndërtimi i një karriere të suksesshme fillon që kur jeni studentë. Nëse nuk keni filluar të shikoni sesi vihen në zbatim njohuritë që po merrni në auditorë mund të jetë vonë kur të mbyllni studimet. Ju ftoj që të punoni dhe që të bëheni pjesë e programeve të praktikave profesionale si e vetmja mënyrë për të përgatitur një tranzicion të lehtë nga student në një profesionist i suksesshëm. Tregohuni kërkues te vetja dhe zgjidhni punëdhënësin e duhur që ju garanton rritje të vazhdueshme” – u shpreh ajo.
Grupi BALFIN ka firmosur edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës për mbështetjen e institucionit në realizimin e planeve akademike. Gjithashtu Grupi BALFIN prej dy vitesh po zbaton një program kushtuar arsimit universitar. B4Students mbështet studentët për zhvillimin e praktikave profesionale në të gjitha shoqëritë e Grupit BALFIN. Pjesë e këtij programi është edhe mbështetja e ideve sipërmarrëse të studentëve apo edhe nismat e tyre sociale me fonde të dedikuara. Ndërkohë një vëmendje të veçantë zënë edhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës së universiteteve ose implementimin e risive digjitale si Laboratori i Neuro-Marketingut në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

- Publicitet -

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?