Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mungesa e mjekëve të urgjencës, vendet vakante në spitalet bashkiake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mungesa e mjekëve të urgjencës, vendet vakante në spitalet bashkiake
AktualitetLajmi i fundit

Mungesa e mjekëve të urgjencës, vendet vakante në spitalet bashkiake

Published: March 20, 2023
Shpërndaje

 

Autoritetet e dikasterit të Shëndetësisë kanë konfirmuar nisjen e procedurave për rekrutimin e mjekëve të shërbimit të urgjencës në disa prej spitaleve bashkiake të vendit. Bluzat e bardha të këtij specialiteti që do të pranojnë të shkojnë për të punuar në këto spitale, krahas pagës mujore do të trajtohen edhe me bonusin e mjekut.

Në shpalljen e hapur, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale skonfirmon vende vakante për mjekë në shërbimet e urgjencës, në spitalet bashkiake të Kolonjës, Tropojës, Delvinës dhe Skraparit. Këto shërbime aktualisht janë të pambuluara me mjekë të këtij specialiteti.

- Publicitet -

Për të aplikuar në këto vende pune, kandidatët duhet të të plotësojnë kushtet për pranim, që janë: “Të kenë diplomën e mjekësisë të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohur nga ministria përgjegjëse për arsimin, të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit, so dhe të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë”.

Krahas plotësimit të aplikimit online në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dokumentat si në vijim:Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme), vërtetim nga njësia administrative për vendbanimin, Kanditatët që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike, duhet të paraqesin leje nga institucioni ku punojnë për pjesëmarrje në programin e bonusit. Data 25 mars është edhe afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të aplikimit për këto vende vakante nga të gjithë kandidatët e interesuar.

Komisioni i Vlerësimit për aplikantët në programin e bonusit administron dokumentet e aplikantëve, zhvillon intervistën me kandidatët, zgjedh fituesin dhe përcakton masën e financimit të bonusit mbi bazën e përcaktimeve të urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Mjeku që fiton nga programi i bonusit lidh kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me institucionin shëndetësor ku do të punojë dhe me Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

 

p.k\dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Identifikohet mekanizmi se si tumori i prostatës çarmatos mbrojtjen imunitare
  • Ora më e mirë e vitit mban emër shqiptar, mund të shitet deri në 4 milionë euro
  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet
  • Kush do ta sfidojë Trumpizmin në 2028?

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Kushtetuesja, vendim për Vetingun dhe ONM-në
  2. Anonymous on Një ndërtim që cënon identitetin e Klubit historik të Vlorës
  3. Aldrin on Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  4. Aldrin on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës
  5. Aldrin on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?