Mjekët endokrinologë japin alarmin se një mediakement që jepet për trajtimin e pacientëve me diabet dhe ata obezë po përdoret pa recetë nga vajza dhe djem të rinj, të cilët duan të dobësohen.
Por mjekët thonë se ky medikament ka efekte anësore dhe nuk mund të përdoret nga çdo person.
Një tjetër problem edhe më i madh është krijuar për pacientët me diabet pasi është krijuar mungesë tregu.
Sipas mjekëve, injeksioni i Ozempic po aplikohet në shumë klinika private, të cilat e kanë siguruar në mënyrë kontrabandë ose jo, pa llogaritur për dëmin që shkaktojnë tek pacientët që kanë si qëllim vetëm dobësimin.
Mjekët endokrinologë i kërkojnë strukturave shëndetësore të ndërhyjnë menjëherë për të frenuar këtë fenomen pasi po dëmtohen të dyja palët nga njëra anë pacientët me diabet që nuk e gjejnë më në treg dhe nga ana tjetër pacientët e shëndetshëm rriskojnë nga efektet anësore.
I miratuar në agjencitë kryesore të barnave në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ilaç për trajtimin e diabetit të tipit 2, Ozempic është duke u përdorur në Shqipëri dhe Kosovë për një tjetër qëllim – humbjen e peshës.
Ky bar aktualisht kërkohet më shumë për qëllim të rënies në peshë dhe qytetarët mund që ta blejnë lehtësisht nëpër farmaci, edhe pa përshkrim nga mjeku.
Ozempicu, bazuar në fletudhëzimin në paketim, ndikon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak te pacientët me diabet të tipit 2, por përdorimi i tij përcillet edhe me efekte anësore për sistemin e tretjes dhe me të vjella e diarre, në atë që mund ta shkaktojë dehidratim.
Nga këto efekte anësore preken veçanërisht pacientët të cilët kanë probleme në veshka dhe për këtë shkak në udhëzim rekomandohet që përdorimi të bëhet nën mbikëqyrjen e mjekut.
Efektet anësore
“Efektet në sistemin e tretjes: Gjatë trajtimit me këtë ilaç, mund të ndiheni të sëmurë (të përzier) ose të sëmurë (të vjella), apo mund të keni diarre. Këto efekte anësore mund të shkaktojnë dehidratim (humbje të lëngjeve). Është e rëndësishme që të pini shumë lëngje për të parandaluar dehidratimin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni probleme me veshkat. Flisni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, dhimbje të forta dhe të vazhdueshme në stomak, të cilat mund të jenë për shkak të pankreatitit akut”, thuhet në fletudhëzimin e paketimit, në pjesën e informacioneve për pacientin.
Një tjetër efekt anësor serioz i cekur në fletudhëzim përmend edhe tumoret e brendshme të tiroides dhe komplikimet e sëmundjes diabetike të syrit.
j.l./ dita
