Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit
AktualitetKulture

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit

Published: November 15, 2025
Shpërndaje

Në Pallatin e Kongreseve po ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit. Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i është dhënë Artan Fugës për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”, botuar nga  “Papirus”, një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës,  dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë. Ndërthurja e dimensionit filozofik dhe psiko-social me një letraritetit të spikatur dëshmojnë një të kuptuar të thellë të njeriut, të shoqërisë dhe të kohës, kur jetojmë.

Çmimi për “Përkthimin më të mirë” i jepet Virgjil Muçit për përkthimin mjeshtëror të veprës Xhejmsi të Percival Everett, fitues i Çmimit Pulitzer 2025, botuar nga “Dituria”, ku reflektohen njohuritë e thella të natyrës së shqipes, por edhe talenti i tij prej shkrimtari. Gjuhësimi me zhdërvjelltësi të admirueshme i dy regjistrave të idiomës së romanit, e bën këtë vepër madhore të bashkëkohësisë t’i flasë lexuesit shqiptar, duke ruajtur ngjyresat dhe kompleksitetin e tekstit origjinal.

Çmimi për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip i jepet Urim Nergutit për përkthimin e romanit “Hyrija” të Kamel Daoud, fitues i çmimit Goncourt 2024, botuar nga “Buzuku”.  Përmes nuancimeve të larmishme të fjalës e sintaksës së zhdërvjellët përkthyesi sjell besnikësërisht në shqip një histori drithëruese duke ruajtur stilin e autorit me heshtjet, belbëzimet dhe shumësinë e zërave të këtij romani tronditës.

- Publicitet -

Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”, i jepet Ali Xhikut për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare, botuar nga “Onufri”, për kontributin e vyer për ndriçimin teorik dhe metodologjik të çështjeve kyçe të historisë së letërsisë shqipe, në një vepër ku ndërthuren njohja e thellë e sistemit letrar shqiptar, analiza e teksteve themelore të historisë së letërsisë sonë dhe angazhimi i përkushtuar jetësor në studimet letrare. Çmimi u mor nga botuesi i veprës Bujar Hudhri.

Çmimi “Autori i librit më të mirë për fëmijë” i është dhënë Valbona Banka për romanin për fëmijë Aria, në dorën time, botuar nga “Dita Books”, për rrëfimin e këndshëm dhe me humor, që ndërkall në tekstin letrar edhe shenja identitare të vendit dhe të gjuhës sonë, që nxisin formimin e identitetit kombëtar te lexuesit e vegjël, dhe edukimin emocional përmes letërsisë.

Po ashtu u ndanë edhe dy diploma mirënjohjeje, e para nga ambasada e Bullgarisë për përkthyesen Janka Trifonova Selimi, e cila u mor nga e bija Melina Selimi. Ndërsa diploma e dytë e mirënjohjes u dha nga ambasada e Polonisë për profesorin Arqile Teta.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?