Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërron jetë Qazim Sejdini, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndërron jetë Qazim Sejdini, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit
Kronike

Ndërron jetë Qazim Sejdini, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit

Published: June 12, 2024
Shpërndaje

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Ai ishte kryetari i 22-të i Bashkisë së Elbasanit. Sejdini u zgjodh për herë të parë në mars të vitit 2007 dhe bëri betimin në maj të po atij viti.

Ai lindi në Elbasan në 12 shkurt të 1951. Ndoqi shkollën e mesme Jeronim De Rada dhe vazhdoi edukimin e tij të lartë në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, nga 1968-1970, në degën e Edukimit Fizik.

- Publicitet -

Nga 1973-1978 vazhdoi studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, në degën Histori-Gjeografi. Në vitet 1983-1987, ai ndoqi studimet në Institutin e Edukimit Fizik Vojo Kushi në Tiranë.

Në 1970 Sejdini kreu shërbimin ushtarak, më pas në 1973 ai punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Mal-it. Më pas në vitin 1974, ai u bë instruktori i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Në vitet 1983-1992 ai punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojrave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit.

Në 1995 Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Një vit më vonë ai u zgjodh President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i 2002 deri në maj 2004 ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në tetor 2002 deri në maj 2005 ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit.

Si kryetar i Bashkisë Elbasan, Sejdini shërbeu tre mandate, nga viti 2007 deri në vitin 2019.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  • Dhuna e policisë në protestën studentore, AMP: Verifikim çdo rasti të dyshuar për shkelje
  • Horoskopi 17 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjat
  • Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot
  • Fluturimet nga Izraeli ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on “Duart e huaja”
  2. ATSH on Ky djalë ju mundi
  3. Keqkuptim i demokracise.... on Ky djalë ju mundi
  4. Fluffer on “Duart e huaja”
  5. titi on Ky djalë ju mundi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?